UBT

Haliti vazhdon me humbje

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Skuadra australiane Western Sydney Wanderers po përballet me rezultate të dobëta këtë edicion.

Western Sydney ka fituar Ligën e Kampionëve të Azisë, por në Kampionatin e Australisë mban pozitën e fundit me tri pikë të mbledhura nga 10 ndeshje.

Western Sydney të dielën në kuadër të xhiros së 12-të u mposht 1:0 nga Wellington Phoenix, përcjell koha.net.

Mobi Casa

Futbollisti kosovar, Labinot Haliti, ishte titullar te Western Sydney dhe luajti deri në minutën e 84-t. Haliti 29-vjeçar këtë edicion është paraqitur në nëntë ndeshje, ndërsa ka vetëm një asistim.

Mediumet australiane po shkruajnë për mundësinë e largimit të tij nga Wanderers në afatin e janarit.

© KOHA.net