UBT

Haziri: “Flaka e Janarit 2015” edhe më e fuqishme këtë vit

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komuna e Gjilanit, në kuadër të Manifestimit kombëtar të kulturës “Flaka e Janarit” 2015, ka shpallur konkursin tradicional letrar për tregim të shkurtër dhe për poezi, me qëllim të nxitjes dhe avancimit të vlerave letrare të krijuesve nga të gjitha trevat shqiptare dhe kudo ku jetojnë ata që shkruajnë shqip. Bujar Haziri shef i kulturës tha për rajonipress se “Flaka e Janarit” do të jetë këtë herë edhe më e fuqishme dhe me një pjesëmarrje të mirë nga të gjitha trevat shqiptare.

Bujar Haziri thotë se po bëhen gati të gjitha përgatitjet në mënyrë që Flaka..vërtet të jetë kombëtare dhe e prezantuar denjësisht. “Flaka do ta ruajë anën e saj kombëtare, historike e kulturore. Po bëhemi gati që ta nxisim kureshtjen e të gjithë krijuesve dhe atyre që për këto shumë vite kanë bashkëjetuar me Flakën” tha Bujar Haziri.

Ndryshe tashmë është shpallur edhe konkursi tradicional letrar për tregim të shkurtër dhe për poezi.

Tema e konkursit është e lirë. Konkursi është anonim, i hapur deri më 20 janar 2015 dhe me shifër. Punimet e pabotuara (në libra, gazeta e revista, portale internet si dhe rrjete sociale) dërgohen në tri kopje, në adresën: Komuna e Gjilanit, Njësia për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe Rezultatet e konkursin shpallen në Orën e Madhe Letrare “Pena e Flakës” 2015

Arti letrar

Të gjithë konkurruesit duhet t’ju përmbahen kritereve dhe afatit të konkurrimit.
Për tregim të shkurtër (deri në tri faqe me rreshta të rrallë)
Çmimi i parë……………………………… 300 euro
Çmimi i dytë………………………………. 250 euro
Çmimi i tretë………………………………..200 euro
Për poezi ( deri në 50 vargje)
Çmimi i parë……………………………… 300 euro
Çmimi i dytë………………………………. 250 euro
Çmimi i tretë………………………………..200 euro

Krijimet e shpërblyera dhe ato që sugjerohen për botim, do të botohen në revistën letrare – kulturore AGMIA.

Arti Pamor

Për punimet e sferës së Artit Pamor, për Ekspozitën kolektive mbarëkombëtare që do të hapet ne Galerinë e Qytetit. Të gjithë artistët profesional mund të konkurrojnë me një (1) vepër, përmasat e së cilës duhet të jenë jo më të mëdha se 120 cm dhe të jetë e pa ekspozuar më parë dhe teknikisht të përgatitur. (Çmimi blerës për fondin e galerisë – 500 € dhe tri çmimet të tjera në vlerë prej 150 €). Punimet, jo më të vjetra se dy vite, teknikisht të përgatitura, dhe të pa-ekspozuara më parë, me tematikë të lirë, të dorëzohen në Galerinë e Qytetit, gjatë orarit, në ditët e punës, deri më 09 janar 2015.

Në konkurs, mund të marrin pjesë krijuesit e të gjitha zhanreve të artit pamor nga të gjitha trojet tona etnike, ndërkaq që punimet e përzgjedhura, do të katalogohen .

Fundamenti

Arti Muzikor

Festivali mbarëkombëtarë i këngës popullore në frymën e traditës ftone interpretues te këngës popullore shqipe.
Te drejte konkurrimi kane te gjithë interpretuesit e pasionuar nga te gjitha trevat shqiptare,qe kultivojnë ketë zhanër.

Mosha e lejuar mbi 18-vjeç.
Të gjithë interpretuesit konkurrues do të nënshtrohen audicionit

Juria profesionale do të vlerësojë interpretuesit të cilët do të garojnë për këto shpërblime:
a) Çmimi i parë – 400€,
b) Çmimi i dytë – 300€ dhe
c) Çmimi i tretë – 200€.

Këngët do te interpretohen drejtpërdrejtë nën përcjelljen orkestrës profesionale – Gjilan.
Afati i aplikimit është deri me 12 Janar 2015.

Aplikimi mund të bëhet në Njësinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan. Adresa:ndërtesa e Teatrit të qytetit kati dyte ose në adresën elektronike festflaka2015@gmail.com

Ndërsa për “xixat e flakës” koncert i organizuar për fëmijë me këngë të reja apo të kënduara. Afati i aplikimit është deri më 09 janar 2015.
Aplikimi mund të bëhet në Njësinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan, adresa: ndërtesa e Teatrit të qytetit kati i dyte ose në adresën elektronike xixat2015@gmail.com

Arti Dramatik

Do të përzgjidhen për shfaqje teatrale mundësisht me përfaqësime nga trevat mbarëkombëtare duke mundësuar prezantimin e vlerave më të mira të dramës shqipe.
Konkursi është publikuar në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit e cila është: kk.rks-gov.net/gjilan/rajonipress/

Mund të ju interesoj: