FIDANISHTJA

“Trepça” thyen rekordin e prodhimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Minatorët e “Trepçës” këtë vit kanë thyer rekord të nxjerrjes së minerareve nga dy minierat e kësaj ndërmarrjeje. Kështu ka njoftuar menaxheri i ndërmarrjes “Trepça”, Ahmet Tmava, gjatë konferencës për media të premten në Mitrovicë.

Ai ka folur për rezultatet që ka arritur ndërmarrja gjatë këtij viti, por edhe për planet dhe projektet e menaxhmentit për të ardhmen e këtij gjiganti industrial. Tmava ka thënë se falë angazhimit të minatorëve, ky vit ishte rekord që nga paslufta i prodhimit si për sasinë e xehes së eksploatuar, ashtu edhe për prodhimin e koncentratit. Ai ka thënë se këtë vit prodhimi i xehes dhe koncentratit ka shënuar rritje për 20% në të dy minierat, në Stan Tërg dhe Artanë. “Prodhimi i koncentratit këtë vit ka qenë 18 mijë tonë, përderisa vitin e kaluar ishin 15 mijë tonë. Ndërkaq, prodhimi i xehes këtë vit ka qenë 204 mijë tonë, ndërkaq vitin e kaluar ishte 186 mijë tonë”, ka thënë Tmava.

ARKATANA

Ai ka thënë se si rezultat i rritjes së prodhimit, janë rritur edhe të hyrat e ndërmarrjes. Tmava ka njoftuar se të hyrat këtë vit janë afër 13 milionë euro, përderisa vitin e kaluar ishin 10 milionë e 500 mijë euro. “Me këtë angazhim kemi dashur të tregojmë dhe të dëshmojmë se si duhet të jetë statusi i Trepçës, “Trepça” në asnjë mënyrë nuk mund të privatizohet, Trepça të jetë një ndërmarrje publike me një status të veçantë duke na dhënë hapësirë investimeve dhe zhvillimit. Pritjet e qytetarëve nga “Trepça” për zhvillim ne obligohemi se si t’i bëjmë realitet”, ka thënë Tmava. Megjithatë, ai ka shprehur besimin në gatishmërinë e institucioneve qendrore në definimin e statusit të “Trepçës” sa më parë që është e mundur. “Çdo ditë e humbur është humbje për ekonominë e Kosovës. Ne si “Trepçë” do te jemi bartëse te aktiviteteve minerare dhe zhvillimore”, ka thënë Tmava…(Tribuna)