Hidromorava

Guvernatori i Kosovës: Janë rritur kreditë e edhe depozitat

/ 2 minuta lexim
United Hospital

BQK-ja së bashku me ministritë e profilit ekonomik të Qeverisë së Kosovës është e rëndësishme të rrisin bashkëpunimin, duke mbajtur takime të përbashkëta, me qëllim që të shqyrtohen mënyrat se si të rritet efekti i sistemit bankar për një zhvillim më të shpejt të ekonomisë vendore, por edhe si të lehtësohen procedurat për financim të biznesit, duke bërë vendin më atraktiv për investime, përfshi edhe investimet e jashtme direkte.

Kështu tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në një takim me Guvernatorin e Kosovës, Bedri Hamza.

Ndërsa ky i fundit informoi kryeministrin Isa Mustafa mbi performancën e sistemit financiar në vend.

Guvernatori informoi kryeministrin se gjatë vitit 2014 ka pasur rritje si të kredive ashtu edhe të depozitave.

FIDANISHTJA

Gjithashtu, Hamza njoftoi Kryeministrin se për herë të parë që nga funksionimi modern i sistemit bankar në Kosovë, normat e interesit kanë kaluar në vlera njëshifrore.

Gjatë takimit, gjithashtu u diskutua edhe për nivelin mjaft të mirë të kapitalizimit të sistemit bankar, shëndetshmërisë, por edhe profitit.

Kryeministri Isa Mustafa falënderoi guvernatorin Hamza për informimin mbi rrjedhat kryesore të sistemit financiar duke shprehur mbështetjen e tij për BQK-në.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.