Eko Higjiena

Majlinda Kelmendi merr Medaljen Presidenciale të Meritave

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim sportisten nga Kosova me famë botërore Majlinda Kelmendi, të cilës i ndau Medaljen Presidencial të Meritave për të arriturat e saj në sportin e xhudos.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga uroi Majlinda Kelmendi për të arriturat në skenën ndërkombëtare duke u shprehur se ajo përfaqëson krenarinë e vendit dhe është shembull inspirimi për gjeneratat e ardhshme.

Presidentja Jahjaga theksoi se me anëtarësimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar tashmë të rinjtë nga Kosova do të kenë mundësinë të përfaqësojnë denjësisht shtetin në skenën ndërkombëtare.

United Hospital

Presidentja Jahjaga theksoi se institucionet e vendit do të vazhdojnë të mbështesin sportistët të cilët me talentin e tyre e përfaqësojnë Kosovën në botë.

Majlinda Kelmendi falënderoi Presidenten Jahjaga për mirënjohjen dhe për mbështetjen e vazhdueshme qe ka gjetur tek Presidentja dhe institucionet e vendit.