Haradinaj thotë se nuk do të ndalet pavarësisht etiketimeve për krim e haraç
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, thotë se ndryshimet janë jetike në vend, e jo vetëm në partinë e tij. Ai ka thënë se është koha që popullit t’i tregohet që nënshtrimi mund të mos pranohet.
“Idea për ndryshim është kërkesë jetike në këtë vend. Mos të pranohet nënshtrimi”, ka thënë Haradinaj.
“Idea për ndryshim është kërkesë jetike në këtë vend. Mos të pranohet nënshtrimi”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se për shkak të etiketimeve për haraç e krim për partinë e tij, ai nuk do të ndalet së bëri punë, që siç tha Haradinaj, janë për të mirën e vendit.
“Për shkak pse njerëzit thonë keni bërë haraç e krim, unë kurrë nuk do të lë pa bërë punë të mirë për vendin. Perceptimet e njerëzve nuk do të na ndalin. Nuk po e bëjmë këtë pse e kemi traumë nga ajo që shkoi, por po e bëjmë pse po shohim se ku ka hyrë vendi ynë”, ka thënë veç tjerash Haradinaj.
Ai ka thënë se për gjendjen e krijuar në vend, të gjithë jemi përgjegjës, siç tha ai, “duke mos përjashtuar as veten”.
“Nuk mund të vijë një gjendje deri kur ka ardhur nëse të gjithë do ta kryenim punën tonë. Të gjithë jemi përgjegjës, edhe unë nuk e përjashtoj veten nga kjo përgjegjësi” ka thënë Haradinaj.
Haradinaj kritikoi pushtetin se në vazhdimësi ka përdorur instrumente për të dobësuar opozitiën.
“Pushteti sot nuk ka instrument që nuk përdorë për ta dobësuar oponencën. Për ta krijuar një fuqi dhe t’ia japim popullit besimin, shiqoni e keni mundësinë të bashkëojetoni me krimin, por të parën kam thënë se nuk i nënshtrohem krimit”, ka thënë ai.

