ARKATANA

De Biasi: Kualifikimi i vështirë, shumë e rëndësishme ndeshja ndaj Armenisë

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gianni De Biasi e cilësoi të vështirë kualifikimin e Kombëtares shqiptare për në “Francë 2016” dhe e vlerësoi ndeshjen ndaj Armenisë si shumë të rëndësishme për ecurinë e këtyre eliminatoreve.

“Nuk është e lehtë. E kemi nisur mirë, por në ndeshjen me Serbinë nuk morëm atë që merituam në fushën e lojës. Tani do të presim vendimin e KAS-it. Kemi zhvilluar vetëm tre ndeshjet e para të eliminatoreve dhe asgjë nuk është e sigurt për vazhdimësinë. Kemi për të luajtur edhe 5 ndeshje të rëndësishme.

Uji Dea

Ndeshja e radhës është jashtëzakonisht e rëndësishme, ajo ndaj Armenisë në “Elbasan Arena” më 29 mars të 2015-ës.

Armenia nuk është një skuadër e lehtë, mbi të gjitha ka një lojtar si Mkhitaryan, i cili është mes më të mirëve të Europës”, është shprehur De Biasi në Procesin Sportiv në Top Channel.