Komuna e Kamenicës e shqetësuar me fenomenin e ikjes
Kamenicë – Matoshi, kritikoi trafikantët të cilët po e shfrytëzojnë gjendjen e rëndë të pa punësisë për manipulime me qytetarët, sidomos me rininë. “Më së shumti po rrezikojnë ata që me veti po i marrin e dhe familjen me fëmijë të vegjël dhe po maltretohen nëpër kufij e në këtë mot të ftoftë. Edhe komuna e Kamenicës është e prekur nga ky sindrom, e në disa fshatra është më e theksuar si Karaçeva e Hogoshti etj. Njëherit kërkoj një mobilizim të institucioneve dhe faktorëve tjerë për të dhënë secili kontributin e tij për parandalimin e kësaj dukurie” ka thënë Matoshi.
KKSB i Kamenicës (Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi) të hënën ka mbajtur takimin e fundit për vitin 2014. Takimin e udhëhoqi nënkryetari i komunës Fatmir Matoshi. Ai në fjalën e tij shprehu shqetësimin për largimin e të rinjve nga Kosova në mënyrë ilegale, duke e rrezikuar, shëndetin dhe duke bërë harxhime, edhe pse institucionet vendore edhe ambasadat e vendeve të BE-së, apelojnë që mos të nisen në këto udhëtime qytetarët tanë, sepse nuk iu pranohet statusi i azilantëve.
Matoshi, kritikoi trafikantët të cilët po e shfrytëzojnë gjendjen e rëndë të pa punësisë për manipulime me qytetarët, sidomos me rininë. “Më së shumti po rrezikojnë ata që me veti po i marrin e dhe familjen me fëmijë të vegjël dhe po maltretohen nëpër kufij e në këtë mot të ftoftë. Edhe komuna e Kamenicës është e prekur nga ky sindrom, e në disa fshatra është më e theksuar si Karaçeva e Hogoshti etj. Njëherit kërkoj një mobilizim të institucioneve dhe faktorëve tjerë për të dhënë secili kontributin e tij për parandalimin e kësaj dukurie” ka thënë Matoshi.
Shqetësim rreth kësaj dukurie shprehu poashtu edhe komandanti i Stacionit të Policisë Nazif Hajrizi. Ai për intensitetin e kësaj dukurie, thotë se duhet t’i zbulojmë njerëzit të cilët e kanë bërë ketë punë biznes.
Policia kufitare, tha komandanti Ekrem Haxhiu, është e mobilizuar për ta parandaluar këtë dukuri, por vetëm policia nuk mund ta bëjë parandalimin. Ai përmendi rastet e kapjes së disa trafikantëve kohë më parë 14 raste dhe javën e fundit 5 raste.
Haxhiu, kërkon që popullata t’i ndihmoj policisë duke i dhënë informacione në identifikimin e trafikantëve. Gjatë këtij muaji policia kufitare i ka kthyer prapa 800 veta, policia ka të drejtë t`i kthej ata që nuk kanë fletë garancinë, dokumente të rregullta .Por, brengosje është se për ikje po shfrytëzohen edhe rrugët alternative. Bashkësia Islame do të bëj apele nëpër Xhami, të premteve për luftimin e kësaj dukurie, tha përfaqësuesi Milaim Behluli.
Matoshi propozoi që nga ky forum të dilet me një komunikatë në emër të Këshillit. U debatua edhe për planin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, i aprovuar edhe nga Kuvendi komunal.
Ky plan, ishte bërë një vlerësim i rreziqeve, për territorin e komunës së Kamenicës një planë tejet i detalizuar dhe gjithëpërfshirës.
Major Ali Vishi, njoftoi se edhe FSK ka planin e saj ku është ë e përfshirë edhe Kamenica, prandaj grupi i caktuar për Kamenicën duhet t’i harmonizojnë këto plane, tha Vishi.
Plani i vitit të kaluar u tha se ishte i realizuar. Sanije Jahiri ngriti çështjen e qenve endacak. Matoshi tha, se për trajtimin e qenve endacak Komuna e Kamenicës i ka nda 15. 000 euro për vitin 2015./rajonipress/


