Hidromorava

Isa Mustafa: Faleminderit Gjilan dhe Anamoravë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Përderisa të gjitha strukturat e LDK-së në Gjilan, përfshirë kryesinë, nëndegët, Forumin e Gruas dhe Forumin e Rinisë, ishin duke mbajtur takim si çdo të shtunë të këtij viti, për vizitë befasuese ka ardhur kryeministri dhe kryetari i LDK-së, akademik Isa Mustafa, i shoqëruar nga ministrat e Kabinetit, kryetari e Podujevës, Agim Veliun dhe deputetë të LDK-së nga Gjilani.

Në vigjilje të përfundimit të madh të 70-vjetorit të masakrës së Gjilanit, kryeministri Mustafa ka ardhur për vizitë dhe i ka falënderuar qytetarët e Gjilanit për kontributin e tyre në ndërtimin e shtetit, duke respektuar gjakun e dëshmorëve, martirëve dhe heronjëve të mëdhenj si: Mulla Idriz Gjilanit, Idriz Seferi, Agim Ramadani etj., të cilët sublimojnë dhe bashkojnë mijëra viktima e dëshmorë të Anamoravës.

Para strukturave të LDK-së, kryeministri dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka siguruar Gjilanin dhe Anamoravën se do ta kenë kujdesin e qeverisë së Kosovës për zhvillimin në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, në zbutjen e papunësisë, në zgjidhjen e problemit të varfërisë, në zhvillimin ekonomik dhe sundimin e ligjit, për të dalë faqebardhë gjatë dhe në fund të mandatit qeverisës.

FIDANISHTJA

Nga ana e tij, kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka falënderuar kryeministrin dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa për vizitën, duke thënë se strukturat dhe anëtarësia e partisë ka pritur gjatë që në ambientet tona të vije kryeministri i LDK-së dhe kjo tashmë është realitet.

“E di që kohë të gjatë keni pritur që në zyret dhe ambientet tona të vie kryeministri i LDK-së. Sot, për dallim prej herave të tjera, lideri ynë e ka kapitalizuar këtë kërkesë. Muajt e fundit, çdo javë jemi takuar me të gjitha strukturat për ta përcjellë këtë angazhim. Dua të theksoj se prej dhjetorit të kaluar e deri në këtë dhjetor, Gjilani i ka dy fitore të mëdha: e para që e kemi rikthyer qeverisjen në Gjilan dhe e dyta, falë angazhimit, edhe qeverisjen e LDK-së në nivel qendror me kryeministër Isa Mustafën”, është shprehur kryetari Haziri.

Të gjitha strukturat e LDK-së në Gjilan rikonfirmojnë unitet në veprim dhe kërkojnë nga deputetët e saj, ministrat në qeveri të Kabinetit e përfaqësuesit legjitim, që të jenë unik në realizimin e programit qeverisës dhe në përfaqësimin e votës qytetare në Kuvendin e Republikës së Kosovës thuhet në njoftimin e LDK-së të nënshkruar nga Saranda Bllaca./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.