Uji Dea

Nuk bënë t`i lejojmë qentë të na i hanë fëmijët

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Nga Sinan Sadiku – Përveç shumë problemeve të tjera Kosovën me vite po e përcjell edhe problemi i qenve endacak, rreziku nga të cilët po vjen duke u rritur nga viti në vit. Kjo për faktin se askush nga institucionet nuk është marrë siç duhet me zgjidhjen e këtij problemi. Shteti i jonë e ka miratuar një ligj që i mbron qentë endacak, por nuk është bërë asgjë që njerëzit, e veçmas fëmijët të mbrohen prej atyre qenve.

Andaj po ndodhin raste të tmerrshme që të rrëqethin, kur fëmijët janë viktimë e qenve. A ka ma keq, a ka ma tmerr se qentë t`ia marrin jetën një fëmije me metoda të tmerrshme siç dinë ta bëjnë vetëm qentë. Sa e dhimbshme është kjo. A ka ndonjë njeri i cili nuk tmerrohet kur dëgjon për raste të tilla!?

Tani numri i qenve në Kosovë është shumë i madh , si pasojë e asaj se nuk ka pas as strategji, as plan konkret për menaxhimin e këtyre kafshëve që dinë të jenë shumë të rrezikshme, edhe vdekjeprurëse. Kosova, tani nuk ka kapacitete të përballet dhe ta menaxhoj këtë gjendje në përputhje me ligjin që e ka miratuar parlamenti i saj. Të paktën kështu do të jetë situata për disa vite. Por nëse nuk ndërmerret diçka konkrete në këtë fushë ka rrezik të madh që të shtohet numri i viktimave.

E viktima nuk janë vetëm fëmijët e vdekur, por janë edhe fëmijët që janë sulmuar nga qentë, edhe ata që frikohen për çdo ditë, kur i takojnë qentë duke shkuar në shkollë e gjetiu. Janë edhe familjet e tyre, nënat e tyre të cilat janë në ankth se mos po u ngjan fëmijëve të vet më e keqja. Pra situata është urgjente, kërkon veprime të ngutshme, nuk pret. Kanë të drejta qentë, por kanë të drejta edhe fëmijët. Në Kosovë bëhet shumë zhurmë për të drejtat e njeriut, për të drejtat e fëmijëve. Kryesisht zhurma ka karakter retorik dhe jo veprues.

Tani janë duke u shkel në mënyrën më drastike të drejtat e fëmijëve të cilët nuk gëzojnë kurrfarë sigurie se nuk do të sulmohen dhe të masakrohen nga qentë. Deri tani një numër i madh i fëmijëve madje edhe i burrave e kanë pësuar nga qentë. Disa janë frikësuar, disa frikësohen çdo ditë dhe i nënshtrohen rrezikut që të viktimizohen, disa kanë mbet me pasoja nga tmerret e përjetuara , e disa tani nuk janë më sepse e kanë pësuar më së rëndi, duke i privuar nga e drejta për jetë të cilën të drejtë duhet t`ua garantoj shteti.

Uji Dea

Në këtë gjendje në të cilën është Kosova, kur 20% e popullatës së saj është në varfëri ekstreme, dhe kanë vështirësi të patejkalueshme për t`i plotësuar nevojat më elementare, kur nuk e kanë të zgjidhur problemin banimit, kur të rinjtë nuk martohen sepse nuk kanë mundësi materiale të krijojnë familje, kur për çdo ditë njerëzit ikin nga Kosova, duke e rrezikuar edhe jetën dhe atë pak pasuri që e kanë, ndarja e disa milionave euro për përkujdesje ndaj qenve do të ishte çmenduri. Në këtë situatë ose duhet t`i vrasim qentë, ose t`i lëmë të na i hanë fëmijët .

Mendoj që pasi puna ka ardhur deri këtu ku është, e nuk do të duhej të vinte, përkundër asaj se edhe qentë janë qenie të gjalla që meritojnë trajtim human , nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të vriten një numër i madh i tyre në një aksion të shpejtë dhe të koordinuar në tërë Kosovën.

Më pas shpejt të bëhet projekti dhe ai numër i vogël që ka mbetur të menaxhohen në mënyrë që të mos lejohet shumimi i tyre, që të krijohen vende të veçanta për izolimin e tyre dhe që të mos paraqesin rrezik për njerëzit. Për kushtet që i ka Kosova një numër i tillë i qenve paraqet rrezik thuajse po aq të madh sa paraqet rrezik për ndonjë vend të zhvilluar ta zëmë sëmundja ngjitës e shpezëve, ose lopëve. Ne e dimë që në raste të tilla kafshët apo shpezët asgjësohen masivisht.

Kosova nuk guxon që në çdo fushë t`i përfill lloj lloj organizatash që merren me mbrojtjen e qenve, ose me çështje të tjera. Kosova në radhë të parë duhet t`i mbroj qytetarët e vet, njerëzit e vet, siç vepron çdo shtet në botë, edhe në rastet kur ia prish qefin ndonjë organizate. Kuptohet pasi Kosova nuk ka mjete ta zgjidh problemin e qenve ndryshe, pa i asgjësuar , ajo duhet t`u drejtohet organizatave të cilat u dalin në mbrojtje qenve që nëse kanë mundësi dhe mjete, ato ta zgjidhin këtë çështje ashtu siç është më së miri. Nëse jo t`u tregohet se nuk kemi mundësi t`i lejojmë qentë të na i hanë fëmijët ose njerëzit e tjerë dhe të veprohet.

Kosova ka shumë, tepër shumë prioritete të cilat kanë të bëjnë me plotësimin e nevojave elementare për njerëzit, me mbrojtjen e të drejtave njerëzore, me mbrojtjen e fëmijëve dhe të drejtave të tyre, të cilat prioritete nuk i japin mundësi të merret dhe të harxhoj mjete e energji të shumta me të drejtat e qenve. Është e tepërt, e besa edhe absurde zhurma e institucioneve dhe organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në rastet kur është cenuar ndonjë e drejtë e cila nuk e ka dëmtuar dhe aq fëmijën, ndërsa nuk kemi thuajse fare reagime, ose ato reagime janë anemike në rastet kur fëmijët vdesin ose traumatizohen nga kafshimi qenve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.