Fundamenti

Komuna e Gjilanit dhe “Hidromorava” nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe drejtori i kompanisë rajonale e ujësjellësit “Hidromorava”, Muhamet Suliqi kanë nënshkruar sot një marrëveshje të bashkëpunimit.

Haziri e Suliqi janë marrë vesh që Komuna të mbaj takime të rregullta me KRU-në, pastaj te e drejta e shfrytëzimit të hapësirës në objekte publike, duke përfshirë rrugët, trotuaret, urat dhe hapësirat e gjelbëruara me qëllim të ndërtimit të mirëmbajtjes nëntokësore, pusetave dhe objektet tjera të ngjashme.

Poashtu, me anë të kësaj marrëveshje, Komuna do të ofroj ndihmën e saj për arkëtimin e faturave me të gjitha mjetet dhe mekanizmat zbatues që ka në dispozicion, pastaj Komuna do t’i ofroj ndihmë KRU-së për arkëtimin e faturave me të gjitha mjetet dhe mekanizmat zbatues që ka në dispozicion etj.

Eco Higjiena

Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri tha se me të marrë detyrën e kryetarit të Komunës ka vizituar Kompaninë “Hidromorava” dhe u ka ofruar partneritet të plotë, duke shtuar se nënshkrimi i këtij memorandumi është shembulli më i mirë i këtij partneriteti dhe se do të jetë në favor të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Gjilanit.

Nga ana e tij, drejtori i KRU “Hidromorava” Muhamet Suliqi falënderoi kryetarin Haziri për bashkëpunimin e ofruar për t’u dhënë shërbime sa më cilësore qytetarëve tanë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.