Hidromorava

Gjilani po zbrazet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Familje të shumta, të rinj, studentë, nxënës, familjar kanë mësyrë vendet e BE-së. Tashmë kjo ikje masive ka prekur fshatrat e Gjilanit dhe vet qytetin. Lutfi Haziri thotë se kjo ikje është e dhimbshme dhe e trishtueshme. Apelon që të rinjtë mos të bien viktimë e trafikantëve.

Tashmë në Gjilan nuk ka asgjë fshehtësi. Të rinjtë e familje të shumta po ia mësyjnë vendeve të BE-së. Ikjet masive po ndodhin nga fshatrat e mëdha si Pograxha, Malisheva, Uglari, Zhegra, Bresalci e Mireshi, raporton rajonipress.

Gjilani nëse do të vazhdojë kështu për një kohë të shkurtër mund të zbrazet. Ikja e ka prekur edhe të parin e Gjilanit.

Eco Higjiena

Lutfi Haziri thotë se është e dhimbshme ikja e të rinjve dhe e familjeve gjilanase sepse ky trend i ikjes realisht është kundër liberalizimit të vizave. “U bëjë apel familjeve gjilanase që të jenë të durueshëm dhe mos të bien viktimë e trafikantëve sepse ata janë vetëm viktimë sepse asnjë shtet i BE-së nuk lëshon viza e leje qëndrimi”.

Por Haziri thotë se edhe më e dhimbshme se kjo është shkuarja e të rinjve gjilanas në luftërat e huaja arabe. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.