Fundamenti

Cili është mesazhi “kërcënues” i Lutës për taksapaguesit dhe KEDS-in

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – I lus të gjitha ata të cilët kanë mundësi, që t`i bëjnë pagesat e borxheve sepse nga 15 janari e tutje nuk do të ketë tolerancë, do të ketë angazhime konkrete të zyrave që i përfshinë edhe përmbaruesit në grumbullimin apo inkasimin e mjeteve buxhetore. Është dëshmuar qeverisje me disiplinë buxhetore dhe ulje të shpenzimeve për Gjilanin, por nuk mund të ketë tolerancë ndaj atyre që kanë obligime, sidomos ndërmarrësit dhe ekonomitë familjare që lidhen me obligime ndaj këtyre kategorive të obligimeve tatimore i lus që t`i shlyejnë borxhet sepse ndikojnë në zbutjen e këtij problemi. KEDS-i nuk ka asnjë të drejtë ligjore, poashtu, që të vendos ora nëpër shtyllat elektrike pa lejen e Komunës. Ne e kemi dërguar një urdhëresë për tërheqjen e atyre orëve ka thënë Lutfi Haziri.

Në përmbyllje të fundvitit Lutfi Haziri është treguar bukur jo paqësor me taksapaguesit gjilanas.

Madje ai ka kërcënuar duke thënë se ndaj borxhlinjve do të ketë zero tolerancë. “Apeli im ka të bëjë me të gjitha kategoritë që kanë borxhe ndaj tatimit në pronë, ndaj taksave komunale, qirave komunale dhe obligimeve të tjera. Nga janari e tutje karshi borxheve të qytetarëve ndaj Komunës së Gjilanit toleranca do të jetë zero. Nuk ka borxhe të shkallëzuara, nuk ka tolerancë ndaj operatorëve, dhe ndaj askujt i cili ndaj komunës ka apo do të ketë obligime”, tha Lutfi Haziri.

“I lus të gjitha ata të cilët kanë mundësi, që t`i bëjnë pagesat e borxheve sepse nga 15 janari e tutje nuk do të ketë tolerancë, do të ketë angazhime konkrete të zyrave që i përfshinë edhe përmbaruesit në grumbullimin apo inkasimin e mjeteve buxhetore”, tha ai me këtë rast duke shtuar se është dëshmuar qeverisje me disiplinë buxhetore dhe ulje të shpenzimeve për Gjilanin, por nuk mund të ketë tolerancë ndaj atyre që kanë obligime, sidomos ndërmarrësit dhe ekonomitë familjare që lidhen me obligime ndaj këtyre kategorive të obligimeve tatimore i lus që t`i shlyejnë borxhet sepse ndikojnë në zbutjen e këtij problemi.

Shpërblime për raportuesit e korrupsionit

Si problem tjetër Haziri ka spikatur edhe ndërtimet pa leje, të cilat, janë kryer në Komunën e Gjilanit e të cilat do të trajtohen në bazë të ligjit, duke potencuar fazën e ridizajnimit të zyrave, sikur që ka ofruar edhe shpërblim për raportuesit e korrupsionit.
“Deri më tani kemi 54 objekte pa leje. Jam në fazën e riorganizimit të administratës dhe natyrisht njerëzit përgjegjës në këtë sektor do të marrin reagimin adekuat të shtetit. Këto 54 objekte të ndërtuara pa leje do të trajtohen sipas ligjit, tashmë kemi operatorin për rrënim të objekteve që nuk i plotësojnë kushtet, apo i shkelin planin urban dhe ligjin në tërësi. Nuk ka tolerancë në asnjë mënyrë për ndërtuesit apo edhe ata që kanë toleruar ndërtimet ilegale. Reagimi ynë do të jetë në përputhje me ligjin”.

Fundamenti

“Kam vendosur shpërblimin prej 500 deri në 2000 euro për të gjithë ata që denoncojnë korrupsionin dhe format korruptive në Komunën e Gjilanit. Raportimi i tyre mund të bëhet në telefona të Policinë e Kosovës, në Komunën e Gjilanit në të gjithë telefonat zyrtarë dhe privat duke i ndjekur çdo lloj linje të komunikimit. Dhe për çdo denoncim që konfirmohet nga ana e drejtësisë – hetuesve të krimeve ekonomike, atëherë Komuna i merr obligimet ndaj qytetarëve të përgjegjshëm ka me reaguar me këtë formë të shpërblimeve”.

Sipas tij shpërblime për programe në bujqësi do të ketë për gjithë ata të cilët e punojnë në masën më të madhe tokën, duke u subvencionuar edhe nga ne do të ketë shpërblime në programe për fshat, komunitet apo lagje, ku përfshihen infrastrukturë, gjelbërim, shkolla, çerdhe dhe programe të tjera. “Me këtë jemi të interesuar të motivojmë komunitetin me punuar, ngase një pjesë e madhe e tokave janë të papunuara, ngase pronarët e tyre janë jashtë vendit, ndërsa ne dëshirojmë të gjejmë mënyrën që të punohet toka”, tha kryetari Haziri.

Orët e vendosura nga KEDS-i janë jashtligjshëm

Poashtu, ai ka folur edhe aspektin e ndriçimit publik dhe orëve të vendosura nga KEDS-i.
“Komuna e Gjilanit këtë vit i ka minimizuar obligimet dhe borxhet ndaj operatorëve, në veçanti ndaj ndërmarrjeve të mëdha. E di se kemi pasur restrikcion në ndriçim publik, ndërsa tani kanë mbetur vetëm edhe dy vendbanime janë pa ndriçim publik në Gjilan dhe sipas dinamikës së punimeve edhe ato dy lagje brenda javës së ardhshme do të kryhet ndriçimi Publik. Ne kemi trashëguar shumë borxhe edhe në ndriçimi publik, ne jemi duke e servisuar edhe këtë borxh dhe do ta kthejmë në normalitet duke i shlyer borxhet ndaj KEDS-it dhe ndaj “Hidromoravës”, theksoi Haziri.

“KEDS-i nuk ka asnjë të drejtë ligjore, poashtu, që të vendos ora nëpër shtyllat elektrike pa lejen e Komunës. Ne e kemi dërguar një urdhëresë për tërheqjen e atyre orëve. Ne do ta përsërisim edhe njëherë kërkesën tonë menaxhmentit të KEDS-it, nëse jo, atëherë do të dalim me inspeksionin dhe do t’i grumbullojmë të gjitha orët dhe do t’ia kthejmë prapa. Për vendosjen e tyre duhet pëlqim i Komunës dhe duhet leje urbane. Ne mbështesim natyrisht politikën e KEDS-it, por nuk lejojmë që Gjilani me u bërë “Kandahar”, për “qefe” të organizatave. Edhe ashtu është bërë sikur rrjet e merimangës, prej shtyllës në shtyllë, por kjo do të zgjidhet gjatë të ardhmes”, tha kryetari i komunës.

Lutfi Haziri ka apeluar që me këtë problem të merret kompania, sepse Komuna nuk ka rrugë tjetër përpos të dalë e t’i shkyç orët e vendosura dhe t’i kthej prapa./rajonipress/

Mund të ju interesoj: