United Hospital

Gjilani, shembull në nivel vendi sa i përket furnizimit me ujë të pijshëm dhe cilësisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, i shoqëruar nga shefi i Kabinetit Arbër Ismajli dhe drejtori i kompanisë rajonale të ujërave “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, kanë vizituar sot pendën e Përlepnicës për të parë nga afër gjendjen e saj në të gjitha aspektet.

Fillimisht, drejtori i “Hidromoravës” e ka njoftuar kryetarin Haziri me gjendjen në përgjithësi, duke thënë se janë duke e bërë planin për sanimin e kapërderdhëses, derisa e ka konstatuar se në aspektin e furnizimit të qytetarëve me ujë të pijshëm 24 orë dhe atë të cilësisë, Gjilani është model për tërë Kosovën.

Ai tha se edhe gjendja sa i përket inkasimit është përmirësuar dukshëm, derisa me ndihmën e Komunës së Gjilanit është ndërruar edhe gypi kryesor nga “Drini” e deri tek qendra dhe disa pjesë të qytetit.

FIDANISHTJA

Më pas, kryetari i Gjilanit me bashkëpunëtorë ka parë nga afër edhe punën në rezervuarin e kësaj Pende, sikurse edhe në laboratorin ku bëhen analizat kimike të ujit.

Haziri tha se me të gjitha kapacitetet komunale do të ndihmohet përmirësimi i kapërderdhëses, do të bëhet ndërtimi i rrugës e cila çon teh kjo Pendë, pa e harruar edhe pagesën e borxheve të trashëguara që Komuna i ka kompanisë “Hidromorava”.

Haziri dhe drejtori Suliqi kanë bërë apel tek të gjithë qytetarët e komunës së Gjilanit që të paguajnë faturat e ujit, në mënyrë që furnizimi të jetë në nivelin e dëshiruar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.