FIDANISHTJA

VV: Viti 2014, vit i fjalëve të mëdha

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ka kaluar një vit që kur komunën e Gjilanit e udhëheq LDK, me në krye Lutfi Hazirin. Para një viti Haziri pati premtuar: përkushtim në punë, realizim të shumë projekteve, luftë kundër dukurive negative, kursim të buxhetit, transparencë etj.

Tani pas një viti mund të konstatohet se: gjatë këtij viti Luta më shumë është marr me çështje të nivelit nacional, sidomos me bërje e zhbërje të koalicioneve se sa me punët që i takojnë një kryetari të komunës.

Kryetari i Komunës si në mandatin e tij të par kur “kontribuoj” shumë që vendit të ia sjell decentralizimin. Anamoravës 3 komuna të reja të lidhura me Beograd dhe me kufi të Komunës së Artanës që përfundojnë në qytetin e Gjilanit.

Edhe në këtë mandat ai udhëtoj shumë shpesh jashtë vendit, pa i sjell as një të mirë konkrete Komunës, përveç fjalëve të mëdha, për investimet që nuk ndodhën gjatë këtij viti. Sa u përket udhëtimeve jashtë vendit, pa asnjë rezultat për Komunën, shembullin e kryetarit e ka ndjekur edhe kryesuesja e Kuvendit me delegacionet e saj të mëdha të përzgjedhura pa asnjë kriter.

Me arsyetimin se Komuna ka shumë borxhe, Komuna ka realizuar pak projekte. Për shkak të kualitetit të dobët të punëve, pjesa më e madhe e atyre projekteve nuk janë pranuar teknikisht.

ARKATANA

Projektet e lëna përgjysmë nga ish pushteti si: Shtrati i Lumit Mirusha, Varrezat e Dëshmorëve, Biblioteka, etj. janë ashtu si kanë qenë para një viti.

Mos respektimi i orarit të punës. Mosrespektimi i procedurave, kritereve dhe ligjit me rastin e punësimeve. Mosrespektimi i procedurave të tenderimit. Mungesa e mbikëqyrjes së punëve të financuara nga komuna. Shpenzimet enorme të zyrës së kryetarit. Mungesa e kushteve elementare të punës në shkolla si që ishte mossigurimi me kohë i ngrohjes, riparimet e disa shkollave pas fillimit të vitit shkollor, hapja me vonesë e konkursit për pranimin e mësimdhënësve, shkeljet e shumta gjatë pranimit të drejtorëve të shkollave, angazhimi në vende udhëheqëse të atyre që janë dëshmuar për keqpërdorim të pozitës, falsifikim dhe mungesë të vizionit, regjistrimi pa kriter i nxënësve në shkollat e mesme, janë specifika të kësaj administrate.

Ndërtimet pa leje, nga kompani të ndryshme, që e kanë dëmtuar rënd planin urbanistik të qytetit. Mungesa totale e punës së inspektorëve. Mungesë drastike e barërave esenciale. Shkatërrime të pyjeve si rezultat i mungesës së përkujdesjes institucionale. Udhëheqja e shumë drejtorive komunale me kryes detyre, zyrtarë të arrestuar për keqpërdorim të pozitës. Ndërrimi i shpeshtë i drejtorëve për shkak të paaftësisë dhe keq menaxhimit. Mungesë e transparencës dhe e komunikimit, janë vetëm disa nga dukurit që e karakterizojnë qeverisjen njëvjeçare të Lutfi Hazirit.

Luta edhe për vitin e ardhshëm po paralajmëron “dietë ” e kjo do të thotë do të ketë pak investime kapitale, nuk do të ketë kushte më të mira për punë në shkolla, nuk do të ketë shërbime cilësore në shëndetësi etj. “Dieta” nuk do të vlen për zyrën e Kryetarit e cila i ka siguruar rreth 500 mijë euro për vitin e dytë të dietës për Gjilanin. Edhe Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, si “preokupim” me prioritet për vitin e ardhshëm e ka rritjen e mëditjeve të saj dhe këshilltarëve të tjerë komunal nga 50 në 100 euro. Këtë lloj të qeverisjes ne ta vlerësojnë qytetarët e Komunës së Gjilanit që t’ju besuan fjalëve të mëdha të Lutës thuhet në njoftimin e Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj: