United Hospital

Haziri: Inkubatorit të Biznesit do t’i kthehet destinimi vetëm për biznese

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri së bashku me shefin e Kabinetit Arbër Ismajli dhe drejtorin për Zhvillim Ekonomik Ismail Januzi, kanë vizituar sot Inkubatorin e Biznesit, ku janë pritur nga menaxheri i këtij institucioni Milot Shkodra.

Pasi ka parë nga afër kushtet në të cilat gjendet objekti i Inkubatorit të Biznesit, kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri tha se është nevojë urgjente që këtij institucioni t’ia kthejmë destinimin e duhur vetëm për biznese.

Uji Dea

“Është i domosdoshëm zhvillimi i inkubatorit dhe kthimi i destinimit vetëm për biznese sepse e kemi edhe rekomandimin e auditorit të brendshëm që shoqatat, OJQ-të dhe agjencionet të largohen nga ai objekt dhe të zhvillojnë aktivitetin vetëm ata që kanë certifikatë të biznesit. Çmimi i qirasë do të jetë simbolik dhe në këtë mënyrë do t’i ndihmojmë bizneset e vogla të operojnë suksesshëm, e veçanërisht për gratë gjilanase të cilat zhvillojnë veprimtari biznesore”, ka thënë me këtë rast kryetari Haziri.

Drejtori për Zhvillim Ekonomik Ismail Januzi theksoi se po punohet vazhdimisht për ta funksionalizuar në mënyrën më të mirë Inkubatorin e Biznesit, duke krijuar lehtësira për bizneset dhe në këtë mënyrë zhvillohet ekonomia dhe rriten vendet e reja të punës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.