FIDANISHTJA

Imet Rrahmani merr urime edhe nga Spitali i Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Abdylatif Latifi, duke uruar Imet Rrahmanin në postin e ministrit ka thënë se ai edhe në postet udhëheqëse që ka pasur në këtë Spital, ka treguar një përkushtim të madh si në aspektin organizativ poashtu edhe në aspektin profesional si mjek i këtij spitali.

Zgjedhja e Imet Rrahmanit në pozitën e Ministrit të Shëndetësisë të Kosovës është mirëpritur në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. “Duke marrë parasysh që shëndetësia jonë në tërësi është duke u ballafaquar me sfida të shumta, zgjedhja e Imet Rrahmanit është një vendim i qëlluar”, thuhet në urimin e Drejtorit të Spitalit.

Eco Higjiena

Latifi ka thënë se Imet Rrahmani edhe ne postet udhëheqëse që ka pasur në këtë Spital, ka treguar një përkushtim të madh si në aspektin organizativ poashtu edhe në aspektin profesional si mjek i këtij spitali.

“Jemi të bindur që duke ditur aftësitë organizative, por edhe si njohës i mirë i rrethanave të shëndetësisë kosovare, ai së bashku me një ekip të mirë pran kësaj ministrie, do të bëjë që shëndetësia jonë të avancohet në vendin ku e meriton gjithmonë në shërbim të pacientëve tanë”, ka thënë Latifi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: