Fundamenti

Rrugën milionëshe nuk e mirëmban askush

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Rruga Pograxhë – Stublinë që lidhet me Dobrosinin edhe pse ka kushtuar mbi 1 milion euro nuk e mirëmban askush. Banorët janë të revoltuar që tani në fillim të dimrit kjo rrugë ka mbetur e izoluar dhe nën përkujdesjen e askujt. Rreziqet që paraqet kjo rrugë janë të mëdha thotë Zymer Osmani banor.

Edhe pse janë investuar mbi 1 milion euro në rrugën Pograxhë – Stublinë – Dobrosin kjo rrugë ende nuk mirëmbahet nga askush. As Komuna e Gjilanit e as Ministria e Infrastrukturës nuk kanë mirëmbajtur asnjëherë këtë rrugë raporton rajonipress.

Shembja e dheut dhe gurët e shumtë nëpër rrugë tani paraqesin rrezik serioz për veturat dhe ata që dëshirojnë ta kalojnë këtë rrugë.

Rruga Pograxhë-Stublinë-Dobrosin e gjatë gjashtë kilometra e quajtur si rruga e shpresës dhe e bashkimit të dhjetëra fshatrave shqiptare andej dhe këndej kufirit tanimë ka mbetur nën mëshirën e zotit. Kjo rrugë ka kushtuar mbi 1 milion e 300 mijë euro dhe është investim i Ministrisë së Transporteve.

Uji Dea

Rruga kishte gëzuar tej mase banorët e brezit kufitar. Me asfaltimin e kësaj rruge tashmë janë lidhur edhe fizikisht fshatrat shqiptare me Kosovën, sidomos Dobrosini, Lluqani, Verbani, Nasalca, Cerretica, etj e shumë fshatra tjera që tashmë e kanë më të lehtë edhe komunikimin, por edhe shërbimet mjekësore.

Zymer Osmani banor nga Stublina thotë për rajonipress se kjo rrugë asnjëherë nuk është pastruar as nga dheu as nga gurët. “Janë banorët e Dobrosinit që herë pas here e pastrojnë rrugën dhe ne pak banor të Stublinës që kemi mbetur, por në mënyrë institucionale kjo rrugë asnjëherë nuk është pastruar”.

Osmani thotë se miliona euro ndahen nga buxheti i Kosovës për mirëmbajtjen e rrugëve kurse kjo rrugë për shkak të mungesës së mirëmbajtjes ka filluar shumë shpejt të dëmtohet. “Është një rrugë që frekuentohet shumë nga shqiptarët e fshatrave të Bujanocit. Komuna e Gjilanit vazhdimisht thotë se do i ndihmojmë banorët e Kosovës Lindore dhe ndihma më e mirë për ta do të ishte mirëmbajtja e rrugës dhe hapja e saj tani kur dimri po vije” shprehet Osmani.

Edhe banorët e Dobrosinit ndihen të zhgënjyer që asnjë kompani apo institucion nuk e ka mirëmbajtur rrugën./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.