Hidromorava

“Vatra” do ta ketë përfaqësuesin e saj në Qeverinë e Kosovës, me një zëvendësministër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Enver Haziri sekretar organizativ i Lëvizjes “Vatra” thotë se Kosova Lindore është e përfaqësuar në Qeverinë e Kosovës me një zëvendësministër. Haziri tha se ky vend është siguruar më herët në marrëveshjen e koalicionit mes PDK-së dhe “Vatrës”, ku vet Hashim Thaçi na ka premtuar se do të kemi përfaqësuesin tonë në nivelin qeveritar.

Drejtuesit e Lëvizjes “Vatra” me seli në Gjilan janë të bindur se ata do ta kenë përfaqësuesin e tyre në Qeverinë e Kosovës duke ju referuar një marrëveshje të koalicionit të mëhershëm në mes të PDK -së dhe “Vatrës”, raporton rajonipress.

ARKATANA

Enver Haziri sekretar organizativ i Lëvizjes “Vatra” tha për rajonipress se në maj të viti 2014 kanë lidhur koalicion për zgjedhjet qendrore me PDK, ku si rezultat i kësaj marrëveshje ne do të duhej të përfaqësohemi në qeverisje me një zëvendësministër tha Haziri.

“Lëvizja”Vatra” është në bisedime të vazhdueshme për të realizuare marrëveshjen e koalicionit PDK-VATRA, ku jemi dakorduar me kryetarin e PDK-së zotin Hashim Thaçi që “Vatra” të përfaqësohet në nivel zëvendës ministri në Qeverinë e re të Republikës së Kosovës” tha Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj: