Maloku: Dosja “Dokumentari 138” do të hetohet në detaje
Gjilan – Jetish Maloku kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Gjilan tha për rajonipress se Dosja “Dokumentari 138” që është dorëzuar nga Sami Hoxha tash në këtë prokurori do të hetohet detajisht dhe do të ngritet një Tas Force e Prokurorëve. Kemi prova të mjaftueshme dhe ka informacione interesante që ne do t`i shfrytëzojmë për hetime tha Maloku.
Ekipi i Sami Hoxhës që ka përgatitur dokumentarin të quajtur “138” tashmë është dorëzuar në Prokurorinë e Gjilanit për hetime të mëtutjeshme penale e cila përmban plotë tre libra që përcillen me foto, dokumente, prova, dëshmi, procesverbale, ekspertiza, dëshmi e deklarata të dëshmitarëve raporton rajonipress.
Jetish Maloku kryeprokuror ka konfirmuar për rajonipress se kjo dosje tashmë është pranuar zyrtarisht dhe shumë shpejt pritet që të caktohet një Tas Force prej tre prokurorëve që do të merren në detaje me tërë këtë material të bollshëm.
Maloku tha se në këtë dokumentar ka dokumente që vërtet ia vlejnë sepse ka prova interesante. “Edhe pse ka shumë përshkrime të ngjarjes dhe ndoshta mungojnë të dhënat konkrete, për ne është e mjaftueshme që të nisim hetimet. Kanë kaluar plotë 15 vite dhe unë mendoj se ende nuk është vonë. Më mirë vonë se kurrë. Ky komision ka bërë një punë të mirë dhe unë i falënderojë ata sepse bëhet fjalë për një dëshmi të gjallë e rrëqethëse që ka përjetuar populli i Gjilanit gjatë kohës së luftës” tha Maloku.
Maloku ndërkaq tha se ende nuk e din se ku ka mbetur Kallëzimi Penal që është dorëzuar në vitin 2003 nga një komision i ekspertëve profesionist që ishin marrë me dëshmitë e kohës së luftës, masakrat, fotografitë, deklaratat e dëshmitarëve. “Vërtet nuk e di sepse ai kallëzim penal nuk është dorëzuar kurrë tek unë as gjatë pranim dorëzimit të detyrës” tha maloku.
Ndryshe “Dokumentari 138” është një raport i punës së Komisionit për Kuvendin Komunal në Gjilan. Komisioni është themeluar nga Kuvendi Komunal i Gjilanit, më 21.11.2008 në përbërje: Sami hoxha (kryetar), Sami Ahmeti (anëtar), Rasim Shabani (anëtar), Xhemajl Zeqiri (anëtar) dhe Ejup Haziri (anëtar).
Ky komision kishte marrë obligim grumbullimin e fakteve të dëmeve të luftës së vitit 1999 të shkaktuara nga agresori serb në Kosovë, në veçanti për komunën e Gjilanit. Prandaj, më 10.12. 2008, komisioni ka mbajtur takimin e parë, ku ka përcaktuar planin e punës.
Dokumentari përbënë regjistra, si janë: Regjistri i dëshmorëve dhe martirëve në komunën e Gjilanit të vrarë gjatë luftës së vitit 1999, Listat (dorëshkrim) e të vrarëve sipas lokaliteteve të komunës së Gjilanit, Lista e dëshmorëve të Zonës Operative të Karadakut.
Këtu, në tri vëllime të këtij projekti dokumentar, që janë vëllime me afro 400 faqe dokumente më të ndryshme, si foto, gazeta, letra të shkruara, shtëpi të djegura e shumë të tjera, janë fakte të gjalla që flasin për krimet e luftës së vitit 1999 në Komunën e Gjilanit.
Janë këtu regjistrat e dëshmorëve dhe martirëve të rënë gjatë periudhës së luftës prej 24 mars – 20 qershor 1999 dhe regjistrat e dëshmorëve dhe martirëve të rënë pas 20 qershorit 1999 ka thënë për rajonipress Sami Hoxha /rajonipress/


