Sami Hoxha dhe “Dokumentari 138”
Gjilan – Puna me vullnet, s’ka nevojë të përfolet. Ajo flet vetë. Kësaj here, flet puna dhe vepra e Sami Hoxhës, drejtor në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, i cili, për një kohë jo aq të gjatë, grumbulloi materie shumë interesante, ku rrumbullakësoi një dokumentar kapital që flet për të gjitha dëmet e luftës së fundit 1999 që janë kryer në Anamoravën e Gjilanit.
S’ka më mirë se ta ndriçosh të kaluarën tënde. Kur e ndriçon të kaluarën tënde, sikur e tashmja dhe e ardhshmja fillojnë të ndërtohen më mbarë. Pse jo? E mira dhe e keqja rrinë bashkë, por, ato, te dyja, njëra tjetrës i japin nga pak. Por, do të ishte mirë që, të keqën ta largojmë larg e më larg, kurse të mirën ta afrojmë dhe ta çmojmë. Nuk ka punë pa vullnet. Vullneti i mirë i mund të gjitha dembel-llëqet tona.
Puna me vullnet, s’ka nevojë të përfolet. Ajo flet vetë. Kësaj here, flet puna dhe vepra e Sami Hoxhës, drejtor në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, i cili, për një kohë jo aq të gjatë, grumbulloi materie shumë interesante, ku rrumbullakësoi një dokumentar kapital që flet për të gjitha dëmet e luftës së fundit 1999 që janë kryer në Anamoravën e Gjilanit, raporton rajonipress.
E, Sami Hoxha, punëtor i arsimit, i shtyrë nga vullneti e puna e tij e palodhshme, për herë të parë e ka bërë një punë kolosale e tejet me vlerë në grumbullimin e fakteve dhe dëmeve të luftës së vitit 1999 në Kosovë të shkaktuar nga agresori serb në Komunën e Gjilanit. Kjo vepër dokumentar e tij është më tepër se madhore. Pse jo? E para se, autori e ndriçon një kohë të luftës së pushtuesit barbar serb, i cili deshi popullatën shqiptare ta shfarosë nga faqja e dheut dhe, e dyta se, çdo gjë që nuk shkruhet, ajo nuk lë gjurmë, shpejt harrohet.
Ana tjetër, e quajtëm punën madhore, për faktin se, pak kush i grumbullon mbi 1200 faqe dëshmi, fakte, argumente, shkrime, vrasje 130 vetë, fotografi më të ndryshme të kohës së barbarisë serbe mbi krejt çka është shqiptare. Kjo dëshmi është jo vetëm dokumentare, por është një histori e gjallë e një kohe e para pesëmbëdhjetë vjetësh tek ne në Kosovë.
Madhore, për faktin se, pak kush ia hyn kësaj “pune” në grumbullimin e të dhënave, datave, njerëzve, fateve të tyre, kohën e vrasjeve, vendin, ngjarjet trishtuese, fotot me skena të dhimbshme të vrasjeve etj., të cilat, sot e nesër, do të jenë këto një dëshmi e fortë e një kohe të dokumentuar me fakte që flasin e dokumentojnë barbarinë serbe në luftën e fundit 1999 në Kosovë.
Ky është një raport i punës së Komisionit për Kuvendin Komunal në Gjilan. Komisioni është themeluar nga Kuvendi Komunal të Gjilanit, më 21.11.2008 me përbërje: Sami hoxha (kryetar), Sami Ahmeti (anëtar), Rasim Shabani (anëtar), Xhemajl Zeqiri (anëtar) dhe Ejup Haziri (anëtar). Ky komision ka marrë obligim grumbullimin e fakteve të dëmeve të luftës së vitit 1999 të shkaktuar nga agresori serb në Kosovë, veçantë për komunën e Gjilanit. Prandaj, më 10.12. 2008, komisioni ka mbajtur takimin e parë, ku ka përcaktuar planin e punës. Në vazhdimësi komisioni ka punuar në përputhje me detyrat e përcaktuara në planin e punës dhe si rezultat i këtij angazhimi, komisioni ka kompletuar dhe verifikuar dokumentacione të shumta, të shkruara dhe elektronike, i cili është sistemuar në vazhdimësi në këto regjistra, si janë: 1. Regjistri i dëshmorëve dhe martirëve në komunën e Gjilanit të vrarë gjatë luftës së vitit 1999; 2. Listat (dorëshkrim) e të vrarëve sipas lokaliteteve të komunës së Gjilanit; 3. Lista e dëshmorëve të Zonës Operative të Karadakut.
Këtu, në tri vëllime të këtij projekti dokumenta, që janë vëllime me afro 400 faqe dokumente më të ndryshme, si foto, gazeta, letrar të shkruara, shtëpi të djegura e shumë të tjera, janë fakte të gjalla që flasin për krimet e luftës së vitit 1999 në Komunën e Gjilanit. Janë këtu regjistrat e dëshmorëve dhe martirëve të rënë gjatë periudhës së luftës prej 24 mars – 20 qershor 1999 dhe regjistrat e dëshmorëve dhe martirëve të rënë pas 20 qershorit 1999 (shih formulari me simbolikën
f-1), formulari (f-2).
Në këto vëllime librash dokumentar është regjistri i të plagosurve gjatë periudhës së luftës prej 24 mars – 20 qershor 1999 dhe regjistri i të plagosurve pas 20 qershorit 1999 (formulari me simbolikën f-3). Regjistri i familjeve që kanë të plagosur gjatë periudhës së luftës prej 24 mars – 20 qershor 1999 dhe të plagosurit pas 20 qershorit të vitit 1999 (formulari me simbolikën f-4). Administrata civile në Gjilan (qeveria e përkohshme e Kosovës-këshilli Komunal Gjilan) – raport-lidhur me pasojat nga lufta në Kosovë e shkaktuar nga agresioni serb në Komunën e Gjilanit (dorëshkrim i shkruar dhe i nënshkruar nga koordinatori i administratorëve lokal Sami hoxha).
Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Këshilli Komunal në Gjilan, nr. I prot.60/99-8, më 18.08.1999, në Gjilan. Raport-lidhur me pasojat e luftës në Kosovë të shkaktuar nga agresioni serb në komunën e Gjilanit. Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Këshilli Komunal në Gjilan, nr. I prot.60/99-8, më 18.08.1999, në Gjilan. Raport-lidhur me pasojat e luftës në Kosovë të shkaktuar nga agresioni serb në komunën e Gjilanit (i përkthyer në gjuhën angleze). Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Këshilli Komunal në Gjilan, nr. I prot.61/99-8, më 18.08.1999, në Gjilan. Raport-lidhur me pasojat e luftës në Kosovë të shkaktuar nga agresioni serb në Komunën e Gjilanit. Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Këshilli Komunal në Gjilan, nr. I prot.61/99-8, më 18.08.1999, në Gjilan. Raport lidhur me pasojat e luftës në Kosovë të shkaktuar nga agresioni serb në Komunën e Gjilanit (i përkthyer në gjuhën angleze). Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Këshilli Komunal në Gjilan, nr. I prot.291/99-9, më 11.09.1999, në Gjilan. Shtëpitë e djegura nëpër lokalitete në Komunën e Gjilanit. Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Këshilli Komunal në Gjilan, nr. I prot.791/99-10, datë 17 tetor 1999, në Gjilan. Raport- lidhur me pasojat e luftës në Kosovë të shkaktuar nga agresioni serb në komunën e Gjilanit.
Numri dhe kategorizimi i objekteve private të djegura e të shkatërruara. Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Këshilli Komunal në Gjilan, nr. I prot.791/99-10, datë 17 tetor 1999, në Gjilan. Raport- lidhur me pasojat e luftës në Kosovë të shkaktuar nga agresioni serb në Komunën e Gjilanit. Numri dhe kategorizimi i objekteve private të djegura e të shkatërruara (i përkthyer në gjuhën angleze). Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Këshilli Komunal në Gjilan, nr. I prot.792/99-10, më 17 tetor 1999, në Gjilan. Pasojat e luftës në ekonomitë familjare në komunën e Gjilanit. Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Këshilli Komunal në Gjilan, nr. I prot.1413/99-12, më 31.12.1999, Gjilan.
Raportet bazë (dorëshkrimet) sipas vendbanimeve të komunës së Gjilanit për shtëpitë e djegura si pasojë e luftës së vitit 1999 të shkaktuar nga agresioni serb dhe lista e administratorëve lokal të përkohshëm në lokalitetet e Komunës së Gjilanit duke filluar prej 15.06.1999 deri më 31.12.1999, nr. I listës 01-a/99-12/06 . Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Këshilli Komunal në Gjilan, nr. I prot.1412/99-12, më 31.12.1999, Gjilan.
Regjistri i shtëpive të djegura në komunën e Gjilanit si pasojë e luftës në Kosovë të shkaktuar nga agresioni serb gjatë vitit 1999. Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Këshilli Komunal në Gjilan, nr. I prot.1414/99-12, më 31.12.1999, Gjilan.
Raportet bazë (dorëshkrimet) mbi pasojat e luftës në ekonomitë familjare për Komunën e Gjilanit – 1999. Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Këshilli Komunal në Gjilan, nr. I prot.1414/99-12, më 31.12.1999, Gjilan. Raportet bazë (dorëshkrimet) mbi pasojat e luftës në ekonomitë familjare për Komunën e Gjilanit – 1999. Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Këshilli Komunal në Gjilan, nr. I prot.1414/99-12, më 31.12.1999, Gjilan.
Raportet bazë mbi pasojat e luftës në ekonomitë familjare për komunën e Gjilanit – 1999 (të sistemuar nga koordinatori i administratorëve lokal të vendbanimeve të Komunës së Gjilanit – Sami Hoxha).
Verifikimi dhe regjistrimi i proceseve familjare mbi pasojat e luftës së vitit 1999 të shkaktuar nga agresori serb në Komunën e Gjilanit të plotësuar nga administratorët e vendbanimeve në bashkëpunim me kryefamiljarët gjatë Qeverisë së Përkohshme të Kosovës – Këshilli Komunal në Gjilan (janë verifikuar 4254 procese, vlera e dëmeve arrin shumën 163345840.00 dm – njëqind e gjashtëdhjetë e tre milion e treqind e dyzetepesëmijë e tetëqind e dyzet marka gjermane).
Verifikimi dhe regjistrimi i proceseve familjare mbi pasojat e luftës së vitit 1999 të shkaktuar nga agresori serb në Komunën e Gjilanit të plotësuar nga kryetarët e nëndegëve të LDK-së, sipas vendbanimeve në bashkëpunim me kryefamiljarët (janë verifikuar 1212 procese).
Regjistri i procesverbaleve familjare dhe bizneseve private, lidhur me dëmet e luftës. Regjistri i shkollave dhe xhamive të djegura (raportet individuale janë siguruar nga bashkëpunimi individual i komisionit me familjarët, gjegjësisht kompetentëve përkatës. Vlera e dëmeve ka arritur shumën 6 876 307,41 dm. Komisioni ka përgatitur një formë të veçantë – formular për evidentimin e dëmeve për familjet që nuk kanë patur mundësi t`i paraqesin dëmet e shkaktuara nga lufta dhe bazuar në këto raporte individuale komisioni ka përgatitur listën e familjeve, kompanive dhe institucioneve shkollore dhe fetare për dëmet e shkaktuara. Dëshmitë e dëmeve të paraqitura përmes fotografive sipas vendbanimeve të komunës së Gjilanit.
Verifikimi dhe regjistrimi i proceseve familjare mbi pasojat e luftës së vitit 1999 të shkaktuar nga agresori serb në Komunën e Gjilanit të plotësuar nga administratorët e vendbanimeve në bashkëpunim me kryefamiljarët gjatë Qeverisë së Përkohshme të Kosovës – Këshilli Komunal në Gjilan (janë verifikuar 4254 procese,). Këto procese (origjinali), janë vetëm për Arkivin Regjional në Gjilan.
Verifikimi dhe regjistrimi i proceseve familjare mbi pasojat e luftës së vitit 1999 të shkaktuar nga agresori serb në Komunën e Gjilanit të plotësuar nga kryetarët e nëndegëve të LDK-së, sipas vendbanimeve në bashkëpunim me kryefamiljarët (janë verifikuar 1212 procese). Këto procese (origjinali), janë vetëm për Arkivin Regjional në Gjilan. Kuvendi i Komunës – Gjilan, komisioni për përcjelljen e gjendjes së familjeve të dëshmorëve dhe martirëve të luftës.
Pyetësor për grumbullimin e shënimeve për dëshmorët dhe martirët e luftës si dhe të familjeve të tyre (janë verifikuar 131 pyetësor). Këta pyetësorë – kopje, (origjinali mbetet në Drejtorinë Komunale të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ), janë vetëm për Arkivin Regjional në Gjilan. Pyetësor për grumbullimin e shënimeve për të plagosurit dhe invalidët e luftës dhe të familjeve të tyre (janë verifikuar 114 pyetësor).
Regjistri i procesverbaleve familjare dhe bizneseve private, lidhur me dëmet e luftës. Regjistri i shkollave dhe xhamive të djegura (raportet individuale janë siguruar nga bashkëpunimi individual i komisionit me familjarët, gjegjësisht kompetentëve përkatës. Vlera e dëmeve ka arritur shumën 6 876 307,41 dm. (Janë kompletuar 44 procese).
Këta procese (origjinali), janë vetëm për Arkivin Regjional në Gjilan. Komisioni në bashkëpunim me qytetarët e Komunës së Gjilanit ka arritur të siguroj edhe dëshmi të shumta në formë elektronike 20 – cd-dvd për vendbanimet. Këto cd-dvd, janë vetëm për Arkivin Regjional në Gjilan. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Zona Operative e Karadakut, urdhëresa nr. I prot. 538/99-33, më 14.09.1999, Gjilan (caktohet z. Sami Hoxha Koordinator i përkohshëm i administratorëve të vendbanimeve të Komunës së Gjilanit).
Në renditjen e pasuseve nga 1 deri në 9, janë të dhëna lidhur me të rënët nga komuna e Gjilanit, gjitha këto dëshmi e fotografi janë të sistemuara në pjesën e parë të dosjes, me 138 të vrarë në komunën e Gjilanit. Në pjesën e II e pasuseve nga 10 deri në 26 janë të dhëna, raporte, statistika që përshkruajnë në mënyrë konkrete dëmet e shkaktuara prej luftës së vitit 1999. Regjistrimi i dëmeve në ekonomitë familjare është mbi 170 000 000.00. Këto dëshmi janë të sistemuara në pjesën e dytë.
Pjesa e III. Në pasusin 27 është përshkruar pasqyra e shtëpive të djegura dhe objekteve ndihmëse të përcjellura edhe me 977 fotografi, sipas vendbanimeve të komunës së Gjilanit. Në kopertinën e fundit të pjesës së tretë të bashkangjitura 4 cd-dvd.
Komisioni dosjen e kompletuar prej tri pjesëve, kopjen e parë më 4 .XII. 2014 i ka dorëzuar Kryetarit të Komunës z. Haziri dhe një kopje kryetarit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta. Komplet origjinali i dosjes dhe tri pjesët e kompletuara, më 5 .XII. 2014 janë dorëzuar në Arkivin Ndërkomunal (regjional) në Gjilan.
Komisioni dosjen e kompletuar prej tri pjesëve, më 10 .XII. 2014 e ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Gjilan. Andaj, ky dokumentar nuk do të ishte i kompletuar e as i sistemuar pa punën përkushtuese e të madhe të z.Sami Hoxha, autor, i cili nuk ka kursyer kohën e mundin për ta grumbulluar dhe sistemuar këtë materie të bollshme për dëmet, vrasjet e shkatërrimet më të ndryshme që kanë ngjarë nga ana e pushtuesit barbar serb gjatë luftës së fundit 1999.
Me këtë dokumentar voluminoz, autori, Sami Hoxha, ka bërë një punë me interes të veçantë për luftën e fundit të makinerisë serbe në Kosovë. Emri i autorit do të zërë vend në analet e këtyre dokumentarëve, të cilët janë forma më e prekshme e hulumtuese e kësaj pjese të historisë sonë. Ky dokumentar ka tri vëllime, ku autori dëshmon për 130 vrasje, për qindra skena rrëqethëse e trishtuese të njerëzve të vrarë si dhe dëmet e shkatërrimet të shumta të luftës së fundit në Kosovë, veçantë në Komunën e Gjilanit.
Vëllimet dokumentare të autorit janë të ilustruara me shënime, statistika e me qindra fotografi të bëra në kolor. /tefik selimi/rajonipress/


