Fundamenti

Sinani prezanton punën e gjashtë mujorit të dytë, para qindra qytetarëve

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, zoti Begzad Sinani, në praninë e shumë qytetarëve ka prezantuar punën e gjashtëmujorit të dytë të vitit 2014. Me një debat që u karakterizua me interaktivitet mes qytetarëve dhe kryetarit, ky i fundit tha se të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet do të merren parasysh në mënyrë që bashkërisht të realizojmë projektet zhvillimore të komunës.

“Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët që kanë kontribuar në nisjen dhe zhvillimin në vazhdimësi të projekteve në Komunën tonë. Falënderoj secilin qytetarë të Kamenicës, që ka qenë bashkëpunues, në mënyrë që Komuna jonë të shihte ditë më të mira në arsim, infrastrukturë dhe sektorë tjerë që lidhen drejtpërdrejtë me jetën tonë të përditshme”, tha veç tjerash Sinani.

Uji Dea

Sinani ftoi të gjithë zyrtarët komunal që të vazhdojnë së bashku rrugëtimin në përmbushjen e obligimeve karshi qytetarëve, në mënyrë që Komuna jonë të jetë një vend i arsimit cilësor, ekonomisë, sigurisë e infrastrukturës, një vend ku secili qytetar do të ndjehet krenar.

Ndryshe Sinani ka thënë se është munduar të jetë prezantues dinjitoz i të gjithë qytetareve të Kamenicës dhe në të gjitha takimet zyrtare të nivelit të lartë ka përfaqësuar të gjitha shqetësimet e banorëve të Kamenicës, por ka sensibilizuar edhe problemin e vijës kufitare në Karaqevë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.