Kontrabanduesit ashkali një muaj paraburgim
Gjilan – Një gjyqtar i procedurës paraprake i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, ka urdhëruar mbajtjen në paraburgim të pandehurit Afrim Misini në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
I pandehuri Afrim Misini, ashkali, shtetas i Republikës së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale, kontrabandim me migrantë.
Ai dyshohet se me datë 10.12.2014, duke kontrabanduar tre të dëmtuarit B. O., B. O., dhe B. O., të kalojnë pikën kufitare tek “Dheu i Bardhë”, i pandehuri A. M. ka kryer vepër penale.
Paraburgimi i të pandehurit do të zgjasë nga data 10.12.2014 deri më datën 09.01.2015.
I pandehuri në procedurë penale gëzon të drejtën e kontestimit të urdhrit për paraburgim të nxjerrë nga gjyqtari i procedurës paraprake./rajonipress/


