UBT

Rugova sulmon “të rebeluarit” e LDK-së

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova ka kritukuar ashpër ata deputetë të LDK-së, që votuan kundër qeverisë së Isa Mustafës. Ai në një intervistë, që do të botohet në numrin e nesërm të Gazetës “Epoka e Re”, ka thënë se është rast unik që mandatari i qeverisë, Isa Mustafa nuk u votua në Kuvend nga disa deputetë të LDK-së.

“Ky është një shembull i keq. Vendimet e partisë duhen respektuar”, ka thënë ai, në këtë intervistë që pritet të botohet nesër.

FIDANISHTJA

Kundër Isa Mustafës në Kuvend ishin tetë deputetë. Mirëpo, i pari i LDK-së, sot iu hakmor atyre, duke mos e emëruar asnjërin prej tyre në asnjë komision parlamentar si kryesues.