UBT

Kërkojnë nga qeveria rritjen e mëditjeve për asambleistët për 100 euro

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Është mbajtur sot në Prishtinë takimi i radhës së Kolegjiumit të kryesuesve të kuvendeve të komunave, nën drejtimin e kryesueses Valentina Bunjaku Rexhepi.
Në këtë takim është diskutuar rreth gjetjeve të mundësive për pagesat e mëditjeve për anëtarët e komiteteve të kuvendeve të komunave si dhe për Udhëzimet Administrative të cilat fillojnë së zbatuari nga 1 janari i vitit 2015 për Komitetin për Politikë dhe Financa dhe për Komitetin për Komunitete.

Edhe gjatë këtij takimi, Kolegjiumi i kryesuesve të kuvendeve të komunave ka kërkuar nga qeveria që të rriten mëditjet e asambleistëve për 100 euro, pasi siç tha kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, kjo do prodhoj seriozitet edhe më të madh nga ana e anëtarëve të kuvendeve.

“Ne si kryesues të kuvendeve të komunave kemi kërkuar edhe më herët që mëditjet e anëtarëve të Kuvendit të rriten edhe për bazën që e kanë tani dhe unë mendoj që kjo patjetër duhet të ndodhë në mënyrë që Kuvendi të ketë më tepër seriozitet dhe të japin kontribut më tepër anëtarët e tij sepse kur ata e marrin një mëditje më të madhe, besoj që edhe më seriozisht punojnë që punët në komuna të ecin përpara”, ka thënë zonja Bunjaku Rexhepi.

United Hospital

“Kjo mëditje shtesë që ne kemi kërkuar nuk është e mjaftueshme, por duke e ditur që pjesa më e madhe e anëtarëve të Kuvendit punojnë edhe punë tjera, mënyra e vetme është që kjo kërkesë të hasë në mirëkuptim në institucionet kompetente dhe kjo bazë të rritet për 100 euro”, shtoi kryesuesja e Kolegjiumit të kryesuesve të kuvendeve komunale, njëzeti kryesuese e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Valentina Bunjaku Rexhepi.

Javën e ardhshme është vendosur që të mbahet takimi tjetër i kryesisë së këtij Kolegjiumit për të proceduar më tutje kërkesat e sotme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.