Uji Dea

Sindikata e Spitalit të Gjilanit mbron punën profesionale të Ilaz Poroshticës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas marrjes së lajmit për shpalljen e të akuzuarit Ilaz Poroshtica si fajtor për veprën penale – trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor ne Kryesia e sindikatës së Spitalit të përgjithshëm në Gjilan, shprehim pakënaqësinë tonë të thellë lidhur me dhënien e këtij dënimi, sepse se si kryesi e sindikatës së Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan me kujdes të shtuar kemi analizuar provat e paraqitura nga kirurgu Ilaz Poroshtica dhe ekspertizën e bërë nga mjekët ligjor, prej të cilave me të drejtë konsiderojmë se Ilaz Poroshtica, si kirurg me përvojë të madhe në lëmin e kirurgjisë ka vepruar konform protokolleve mjekësore të njohura ndërkombëtarisht gjë që e bënë të pafajshëm Ilaz Poroshticen.

Në reagimin e Sindikatës thuhet se aktgjykimet e tilla i bëjnë dem të madh lëmis së mjekësisë në përgjithësi sepse tani të gjithë mjekët do të kenë frikë në ushtrimin e profesionit të tyre në bazë të protokolleve të punës të bazuara në evidenca e të cilat protokolle njohin edhe lëshimet eventuale të paqëllimta për dëmtimin e shëndetit të pacientit e që në këtë rast nuk është dëmtuar shëndeti i pacientes.

FIDANISHTJA

Ne si sindikatë e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, fuqishëm e mbështesim anëtarin tonë Ilaz Poroshtica, sepse besojmë në pafajësinë e tij të plotë dhe e inkurajomë që të vazhdoj betejën ligjore deri në shpalljen e pafajësisë së tij.

Ne si sindikatë kërkojmë nga organet relevante që të ndërpriten tendencat të cilat e dëmtojnë imazhin e mjekësisë Kosovare, në të kundërtën do të marrim masa tjera të nevojshme për mbrojtjen e imazhit tonë thuhet në reagimin e Sindikatës së Spitalit në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj: