ARKATANA

Ibrahim Kqiku dhe Nazmi Hamdiu dënohen me burg për marrje ryshfeti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, i kryesuar nga gjyqtari Afrim Shala, të Gjykatës Themelore në Gjilan, ka shqiptuar dënimin ndaj të akuzuarit Ibrahim Kqiku në kohëzgjatje prej 10 (dhjetë) muajve burgim efektiv dhe dënim me gjobë në shumën prej 500 Euro, po ashtu i shqiptohet edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik, në kohëzgjatje prej dy viteve, pas mbajtjes së dënimit me burgim.

Gjykata gjeti se i akuzuari Ibrahim Kqiku shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Gjilan, ka kryer veprën penale, marrja e ryshfetit pasi që i njëjti me datë 10.12.2013 rreth orës 14:00 minuta, në cilësinë e personit zyrtar – Inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), duke vepruar në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, në mënyrë të tërthortë ka kërkuar dhe pranon dhuratë në shumën prej 2.000 Euro, nga i dëmtuari L. B., me qëllim t’ia mundësoj barazimin e stoqeve të kompanisë së tij, ashtu që pas bastisjes së Policisë së Kosovës në Gjilan, paratë gjenden në xhepin e të akuzuarit Ibrahim Kqiku të cilat edhe i merren dhe sekuestrohen.

Ndaj të akuzuarit Nazmi Hamdiu shqiptohet dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) muajve dhe dënimi me gjobë në shumën prej 500 Euro, të cilat dënime nuk do të ekzekutohen, nëse i akuzuari nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, në afat prej dy vjetëve, nga dita kur ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë.

Fundamenti

I akuzuari Nazmi Hamdiu shqiptar, Shtetas i Republikës së Kosovës me vendbanim në Gjilan, ka kryer veprën penale, ndihma në kryerjen e veprës penale marrja e ryshfetit, pasi që i njëjti me datë 10.12.2013 rreth orës 14:00, me dashje ka ndihmuar personin zyrtar – të akuzuarin Ibrahim Kqiku për realizimin e përfitimit material në shumën prej 2.000 Euro.

Të akuzuarit Ibrahim Kqikut ka për të ju llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit në Prishtinë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.