Komuna e Kamenicës nuk mori asnjë cent prej dëmeve nga vërshimet
Gjilan – Faton Biqkaj zyrtar komunal në Kamenicës tha për rajonipress se edhe pse vlera e dëmeve nga vërshimet në këtë komunë arrin në 631 mijë euro dhe këto dëme me kohë i kanë marrë ministria e bujqësisë dhe ajo e infrastrukturës, asnjëherë nuk kanë marrë asnjë cent, madje as përgjigje nuk na kanë kthyer.
Biqkaj tha se ne si komunë kemi bërë raportet mbi reshjet e shumta që kemi pasur gjatë këtij viti dhe që komuna jonë është përballur me kërkesa të shumta të qytetarëve të viseve malore dhe dëmeve në pronat bujqësore dhe vlera e tyre ka qenë 631 mije euro thotë Faton Biqkaj, raporotn rajonipress.
Biqkaj tha se me kohë ua kemi dërguar raportet e detajizuara ku jemi ndër komunat e para që ua kemi përcjellë ministrisë së infrastrukturës, bujqësisë dhe planifikimit hapësinor mirëpo deri tani nuk kemi marr ndonjë buxhet për këto dëme ose informatë se do të ndahet diçka tha Faton Biqkaj zyrtar Komunal në Komunën e Kamenicës./rajonipress/


