Banorët e Cërrnicës kërkojnë efikasitet më të madh nga policia
Gjilan – Naim Bllaca njëri nga banorët që po atakohet nga hajnat e natës thotë për rajonipress se pasi u bë publik reagimi i tyre policia është bërë më e gjallë. Por ne kërkojmë efikasitet edhe më të shtuar të policisë në kapjen e hajnave që po terrorizojnë banorët thotë ai.
Banorët e Cërrnicës pak ditë më parë shprehën hapur pakënaqësitë e tyre ndaj policisë e cila nuk po mund t`i arrestojë e as kap hajnat të cilët me ditë të tëra po e terrorizojnë njërën lagje të këtij fshati.
Naim Bllaca i cili është i atakuar nga hajnat thotë se sensibilizimi mediatik e bëri të vetën dhe policia janë ngjallur pak. “Policia tani janë aktivizuar më shumë, por ne kërkojmë efikasitet edhe më të shtuar për t`i kapur hajnat. Ne ua kemi dhënë të gjitha shënimet dhe të dhënat për hajnat vetëm duhet përkushtim dhe vendosmëri më e madhe e policisë” tha Bllaca.
Ndërkaq Ismet Hashani zëdhënës i policisë ka thënë më herët për rajonipress se policia kë një plan operativ për të prangosur hajnat, por se ky akt pritet të ndodhë ditëve në vijim./rajonipres/


