UBT

Haziri i gëzuar që Mustafa përmendi autostradat që shkojnë drejt Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka thënë se është lajm i mirë që LDK udhëheq për të parë me Qeverinë. Ai veçmas është gëzuar që Mustafa në ekspozenë e tij ka përmendur autostradat Prishtinë-Gjilan dhe Gjilan-Ferizaj.

Lexojeni të plotë postimin e Hazirit

Hidromorava

Pas një periudhe gjashtëmuajshe, të lodhshme, tashmë është konstituuar Kuvendi dhe është zgjedhur edhe Qeveria e Republikës së Kosovës. Gjatë javës, Qeveria do të kompletohet edhe me zëvendësministra dhe emërime tjera në zyra politike. Me këtë përmbyllet procesi i ndërtimit të institucioneve dhe fillon funksionalizimi i Qeverisë. Lajmi i mirë është se qeverinë e udhëheq për herë të parë pas luftës Lidhja Demokratike të Kosovës, e cila ka shumë punë para vetës, duke filluar nga forcimi i rendit dhe ligjit, funksionalizimi i sektorëve të rëndësishëm të shtetit si dhe duhet të punohet me urgjencë në përmbushjen e kritereve që Kosova të anëtarësohet në strukturat euroatlantike.

Lajmi i mirë, poashtu, është se për herë të parë në ekspozenë e kryeministrit u përmend autostrada Prishtinë – Gjilan dhe Gjilan – Ferizaj, si dhe projekte të tjera në të mirë të gjilanasve. Gjithashtu, besoj shumë që Qeveria e re do të implementoj Rezolutën e Kuvendit për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës Lindore, e miratuar në qershor të vitit 2013, e cila obligon Qeverinë për heqjen e pagesës së taksës kufitare, hapjen e zyrave në Prishtinë dhe Gjilan për qytetarët tanë të Kosovës Lindore, obligimin e përkujdesjes së përhershme të Kosovës për arsimin, kulturën, liritë dhe të drejtat njerëzore e kombëtare etj. Dhe për fund, siç ju kam thënë, detyra ime është ajo që bëjë në vazhdimësi: Gjilanasi për Gjilanasit! LH.(express)

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.