Eko Higjiena

Agnesës i pëlqejnë meshkujt që kanë mirësjellje

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Preferon librin më shumë se filmin. Kjo është përgjigjja që bukuroshja kosovare Agnesa Vuthaj ka dhënë në një nga pyetjet e intervistës ndryshe në gazetën Tribuna. Ajo gjithashtu ka thënë se njerëzit me energji negative nuk preferon t’i mbajë afër si dhe ka përmendur që pasion i saj janë udhëtimet e shpeshta.

Pothuajse në çdo intervistë të saj ka folur për bukurinë dhe pistat e modës. Por, këtë herë Agnesa Vuthaj në intervistën ndryshe në gazetën Tribuna, ka treguar shumë detaje të tjera të cilat nuk i ka përmendur asnjëherë më parë. Ajo është kthyer pas në kohë ku ka kujtuar momentet më të lumtura të fëmijërisë si dhe ka folur edhe për destinacionin e ëndrrave dhe ka thënë se me lumturinë arrin ta shijojë çdo vend.

Tribuna: Si e kujtoni fëmijërinë tuaj me pak fjalë?
Vuthaj: Ka qenë një fëmijëri e bukur, jam rritur me shumë dashuri familjare dhe e përkushtuar në mësime. Si fëmija më i vogël i familjes kam qenë shumë e përkëdhelur si nga prindërit, gjithashtu edhe nga motrat e vëllezërit më të rritur.

Tribuna: Cili është libri dhe filmi që ju kanë lënë më së shumti përshtypje?
Vuthaj: Jam më shumë adhuruese e librave sesa filmave. Libra të caktuar më kanë lënë përshtypje në periudha të ndryshme kohore, por tani do e përmendja një libër që do ua preferoja lexuesve “Dyzet rregullat e dashurisë” nga Elif Shafak. Ndërkaq filmi qe me ka impresionuar dhe me ka prekur shumë njëkohësisht është “Tri dritare dhe një Varje”.

Tribuna: Cili është gjësendi më i shtrenjtë në dollapin tuaj?
Vuthaj: Gjërat e vlefshme nuk i mbaj në dollap.

Tribuna: Cila është e meta juaj më e madhe?
Vuthaj: Unë koncentrohem tek anët pozitive më shumë sesa tek ato negative në jetë.

Tribuna: Çfarë vëren fillimisht te një mashkull?
Vuthaj: Mirësjelljen.

Tribuna: Cilëve tipa të njerëzve ju ikni?
Vuthaj: Njerëzit me energji negative nuk preferoj t’i mbaj afër.

Tribuna: Pasioni juaj?
Vuthaj: Udhëtimet.

Tribuna: Çfarë mund të ju nervozoj në moment?
Vuthaj: Padrejtësitë.

Uji Dea

Mest: I pëlqen udhëtimi me tren

Tribuna: Kur keni kërkuar për herë të fundit ndihmë?
Vuthaj: Kërkoj ndihmë shumë rrallë, parapëlqej të kujdesem vetë për gjërat e mia.

Tribuna: Cila është frika juaj më e madhe?
Vuthaj: Ndonjëherë kur gjërat me shkojnë shumë mirë, kam frikë se do përfundojnë shpejt.

Tribuna: Pa çfarë nuk dilni kurrë nga shtëpia?
Vuthaj: Pa çantë.

Tribuna: Çfarë i thoni më së shpeshti vetes kur shikoheni në pasqyrë?
Vuthaj: Nuk shikohem në pasqyrë për të folur me veten.

Tribuna: Kur për herë të fundit keni hipur në trafik urban?
Vuthaj: Zakonisht kur jam jashtë vendit e përdor trafikun urban. Me pëlqen shumë të udhëtoj me tren.

Tribuna: Nëse i kishit fituar në lotari 1 milion euro, ku i kishit shpenzuar më parë?
Vuthaj: Do të investoja në një projekt që e kam në mendje.

Tribuna: Destinacioni i juaj i ëndrrave?
Vuthaj: Lumturia. Të jesh i lumtur besoj që e shijon çdo vend.

Tribuna: A bëni punë shtëpie?
Vuthaj: Po, unë kujdesem vetë për të gjitha punët e nevojshme që kërkon shtëpia.