Eko Higjiena

De Biasi: Nuk prisja diçka më ndryshe nga Komisioni i Apelit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gianni De Biasi nuk është befasuar nga vendimi i djeshëm i Komisionit të Apelit, i cili konfirmoi vendimin e Komisionit të Disiplinës për ndëshkim me disfatë 3-0 të Shqipërisë.

Italiani ka lënë të kuptohet se nuk priste që ky komision të merrte ndonjë vendim tjetër, por ka theksuar se beteja e Shqipërisë më shumë sesa në Apel, do të jetë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.

FIDANISHTJA

“E dija që do ishte kështu. Jo se kam të njohur në komision, por sepse në të shumtat e rasteve, Apeli konfirmon Disiplinën, pra ndjekin politika të njëjta si UEFA”, ka thënë De Biassi për “Panorama Sport”. /Telegrafi/