Uji Dea

KEK-u përfiton 6.1 milionë euro nga shitja e qymyrit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Qymyri i Kosovës shumë shpejt do të eksportohet në disa nga shtetet e rajonit. Kompania “Ex-fis” është shpallur fituese e ankandit të organizuar nga KEK-u për shitjen e qymyrit, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo kompani ka ofertuar me 10 euro e 25 centë për blerjen e një toni të qymyrit, që ka qenë në lotin e parë. Kurse për lotin e dytë ka ofertuar 10 euro e 34 centë për tonelatë. Në bazë të njoftimit për dhënie të kontratës, kompania “Ex-fis” do t’i paguajë Korporatës Energjetike të Kosovës 6 milionë e 90 mijë euro.

Mobi Casa

Prej tyre në lotin e parë janë dhënë 3 milionë e 91 mijë euro, kurse në lotin e dytë 2 milionë e 998 mijë euro.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i kompanisë “Ex-fis”, Lumi Muharremi, ka thënë se qymyrin që e kanë blerë nga KEK-u do ta shesin në vendet e rajonit./koha/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.