Fundamenti

Rinia e pashpresë

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nga Hidajet Ahmeti – Gjithmonë është thënë se rinia është e ardhmja e një shteti, ndërsa rinia e shtetit tonë për pesëmbëdhjetë vjet po frymon në hapësira të rrethuara nga antivlerat, po jeton në frymën e pesimizmit dhe në pamundësi për t’i realizuar ëndrrat e tyre. Rinia është mbërthyer brenda një konfuzioni shumë të paqartë për të ardhmen e tyre, ngase është shtresa më e harruar e shoqërisë sonë.

Rinia jonë po kalon momente shumë të vështira dhe ndodhet në një udhëkryq të madh. Kërkon të ndërtojë të ardhmen e saj, por ndeshet me shumë probleme të cilat shpesh janë shumë të vështira për t’u zgjidhur.

Pas pesëmbëdhjetë vjetësh në liri, shtatë vjet të pavarësisë së shtetit, qytetarët e Kosovës po kalojnë kohë shumë të rënda, e si pasojë e gjithë kësaj është ekonomia jofunksionale, papunësia në rritje enorme çdo vit e më shumë. Sistemi shëndetësor është në gjendje të mjerueshme, ku nuk ofrohet as ndihma minimale për shërim; arsimi shkollor i të gjitha niveleve në gjendje kaotike; gjyqësori i menaxhuar dhe i telekomanduar në mënyrë indirekte nga organet e pushtetit qendror, etj.

Shumë të rijnë për shkak të mungesës së perspektivës për jetë më të mirë, janë të frustruar dhe veprojnë në mënyra të ndryshme. Një pjesë e tyre mundohet t’i shpëtoj gjendjes pasive dhe pa shpresë për të ardhmen, duke e ndjekur rrugën e emigracionit në shtetet perëndimore, pjesa tjetër e rinisë bredh tërë ditën dhe i frekuenton kafeteritë për ta larguar monotoninë, nga se nuk kanë mundësi për t’u marrë me ndonjë aktivitet tjetër që ju sjell dobi.

Trend i ikjes së rinisë nga vendi dita ditës po merr përmasa shqetësuese. Kushtet e vështira ekonomike, hapësira e vogël që të rinjtë të shfaqin aftësitë dhe potencialin e tyre, shpesh i detyrojnë të rinjtë të marrin vendime jo të lehta, pra të ikin nga vendlindjet e tyre, që të gjejnë një të ardhme më të mirë në ndonjë nga vendet e Bashkimit Evropian.

Pjesa dërmuese e të rinjëve të Kosovës nuk janë optimist për të ardhmen tyre në vendlindje. Të rinjtë nuk shohin asnjë perspektiv në Republikën e Kosovës, ndeshen me probleme të cilat janë të vështira për t’u zgjidhur dhe i vetmi opsion iu mbetet të marrim rrugën e mërgimit. Kushtet për punë dhe hapësira për të krijuar një karrierë të bujshme në Kosovë janë minimale dhe nuk mund të kënaqen apetitet e të rinjëve.

United Hospital

Të rinjtë ikin për shumë arsye. E para është e lidhur me karrierën dhe kushtet për punë. Sot është vështirë të gjejsh punë (pa librezë partiake), por edhe nëse gjendet atëherë paraqiten shtypje të ndryshme.

Dështimi kryesor i shtetit të Kosovës është që nuk po krijon mundësi për zhvillim për qytetarët e saj. Nuk është për t’u çuditur që sidomos rinia kërkon që të ikën nga Kosova dhe se më e pranueshme ju duket një jetë në ilegalitet dhe në margjinat e shoqërisë kudo në Perëndim se sa jeta në dëshpërim dhe e pa-shpresë në Kosovë.

Shteti në të cilin jetojmë është shndërruar në autoritarizëm e cila në pamje të jashtme duket se funksionon si demokraci, ku qeveris populli. Por në realitet është krejt e kundërta. Në këtë shtet gjithçka është politizuar deri në palcë dhe ky rezultat është pikërisht faji sistemit të instaluar mbrapsht. Rinia kudo është lokomotivë e shoqërisë, në Kosovë rinia nuk inkurajohet.

Kjo politikë dinake ka injektuar tek të rinjtë ndjenjën e pesimizmit dhe ata e planifikojnë të ardhmen e tyre jashtë vendlindjes, sepse në Kosovë janë mbyllur rrugët e së ardhmes. Sot një pjesë e madhe e rinisë ka humbur interesimin për shkollim, sepse me fakultet e kryera nuk kanë mundësi punësimi, jo pse nuk posedojnë dijeni, por ngase nuk janë pjesë e strukturave politike, ose nuk e kanë ndonjë të afërm në organet e shtetit dhe nga ky nepotizëm i madh që ka përfshirë të gjitha nivelet institucionale, mundësia për punësimin e të rinjve mbetet vetëm një ëndërr e parealizuar.

Klasa politike duhet t’i ndryshojë qëndrimet dhe veprimet e veta ndaj rinisë, duke iu mundësuar qasje në jetën institucionale dhe në organizata ku mund t’i shprehin idetë dhe vizionet që kanë për të ardhmen e tyre, sepse rinia e orientuar sipas principeve të drejta shoqërore është themeli i shoqërisë që krijon udhëheqësit e së nesërmes dhe është shpresa e së ardhmes.

Gjaku i pastër rinor është garanci e qëndrueshmërisë së çdo vendi dhe shteti, andaj kjo rini ka nevojë për përkujdesje shtetërore, duke filluar nga edukimi, shkollimi, siguria, avancimi i vlerave gjithëpërfshirëse, si dhe për angazhim, për eliminimin e faktorëve që prodhojnë urrejtje dhe destabilizim./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.