United Hospital

Apeli i “Eco – Higjiena”: Mos i djegni kontejnerët, ruani ambientin e pastër

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Djegia e kontejnerëve në qytet shkakton gazra të ndryshme dhe jo vetëm kjo, por edhe djegia e gomave, mbeturinat e spitalit, tymrat e ndryshme. Jemi të interesuar që ta edukojmë dhe parandalojmë ndotjen e ambientit e mbi të gjitha t`i ruajmë kontejnerët si një pasuri tonën të përbashkët thuhet në apelin e kompanisë “Eco – Higjiena”.

Kompania e “Eco – Higjiena” është e shqetësuar e djegien e kontejnerëve që po ndodhin herë pas here në brendi të qytetit. Ndonëse kontejnerët janë të kushtueshëm dhe modern, ky nuk është shqetësimi kryesor i Bajram Isufit drejtorit ekzekutiv në kompaninë “Eco – Higjiena”.”Për mua është shqetësuese që nga djegia e kontejnerëve dhe mbeturinave brenda tyre shkaktohet ndotje e rëndë e ajrit dhe kështu ndotim ambientin tonë për të cilin po investojmë çdo ditë” tha Isufi.

United Hospital

Isufi kërkon nga klientët dhe qytetarët e Gjilanit kujdes maksimal dhe vetëdijesim të ruajtjes së ambientit. “Ne para vetës kemi ndotje të ndryshme dhe të shumta. Djegia e gomave, e mbeturinave të cilat lëshojnë gazra dhe tymra të rrezikshme janë armiku jonë kryesor për të cilin duhet të sillemi me përkushtim. Të gjithë duhet të japim kontributin tonë që t`i ruajmë asetet tona të cilat janë investime serioze dhe të shtrenjta” thotë Isufi.

Ndryshe kompania “Eco – Higjiena” ka vendosur kontejner modern në disa lagje të qytetit, por shkatërrimi i tyre dhe djegia e pakontrolluar ka bërë që kompania të bëjë apele publike që ato të ruhen sepse janë investim për një ambient më të shëndoshë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.