ARKATANA

Gashi nuk e kurseu ish-skuadrën: Jam një profesionist

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Shkëlzen Gashi u shpreh i lutur me dy golat e shënuar kundër Zurichut.Sulmuesi kosovar i Baselit, Shkëlzen Gashi, ka mbetur i kënaqur me dy golat e shënuar kundër Zurichut.

Ai i realizoi ish-skuadrës, ndërsa për këtë nuk është aspak pishman pasi thotë se vetëm kreu punën e tij.

“Për mua nuk kishte rëndësi kush shënonte, me rëndësi fitorja. Është mirë të kontribuosh në fitore”, u shpreh Gashi, duke komentuar më pas ndeshjen ndaj ish-skuadrës.

Mobi Casa

“Unë jam një profesionist dhe vetëm e bëjë punën time”, deklaroi heroi i Baselit.

Gashi ishte pjesë e Zurichut nga viti 2006 deri më 2009.