Hidromorava

Dënohet me gjashtë muaj burg vushtrriasi, mashtroj tregtarin gjilanas

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar Shemsedin Popovën nga Vushtrria me gjashtë muaj burgim efektiv dhe 500 euro gjobë pasiqë kishte mashtruar tregtarin gjilanas Shaban Smërqakun derisa ai po shiste në treg bulmetin duke marrë nga ai 200 euro për të ikur në drejtim të panjohur derisa është kapur nga policia.

Gjykata Themelore në Gjilan e udhëhequr nga trupi gjykues që është kryesuar nga gjykatësi Sahit Borovci ka dënuar dhe shpallur fajtor vushtrriasin Shemsedin Popovën me gjashtë muaj burg efektiv dhe 500 euro dënim me gjobë raporton rajonipress.

Sipas shkresave të lëndës dhe deklaratës dhënë në hetuesi Popova e ka pranuar rastin dhe ka pranuar fajësinë.

Mobi Casa

Sipas aktakuzës më 1 nëntor 2014 në Gjilan në tregun e gjelbërt, i pandehuri Shemsedin Popova me qëllim që vetës t`i sjell përfitim të kundërligjshëm pasuror e ka mashtruar dhe vënë në lajthitje tani të dëmtuarin Shaban Smërqakun, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari Shaban Smërqaku ka qenë duke shitur produkte të bylmetit, djathë dhe yndyrë, i pandehuri ka bërë marrëveshje me të dëmtuarin kinse do ia blejë të gjithë bylmetin dhe me rastin e marrëveshjes së çmimit i pandehuri i ka thënë të dëmtuarit se posedon 200 euro dhe nuk ka para të imta, ndërsa i dëmtuari sipas marrëveshjes dhe kërkesës së të pandehurit ia jep atij 200 euro( 4×50) për t`ia thyer të hollat. Por i pandehuri pasiqë merr të hollat nga i dëmtuari ka ikur në drejtim të panjohur, derisa kapet nga policia thuhet në aktakuzë duke kryer kështu veprën penale “mashtrimi”.

Avokati mbrojtës Shemsedin Pira tha për rajonipress tha se klienti i tij Shemsedin Popova pasiqë ka pranuar fajësinë i është shqiptuar dënimi prej gjashtë muaj burg efektiv. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.