Dënohet grupi i nxënësve që u rrahën në shkollën e Kamenicës “Andrea Durrsaku”
Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar dhe shpallur fajtor Yll Eminin me 18 muaj burgim dhe të akuzuarit e tjerë Valdrin Guda, Orhan Zuzaku, Mërgim Aliji, Lumbardh Fazliu, me nga gjashtë muaj burg me kusht.
Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Ilmi Dalipi pasi ka shqyrtuar të gjitha provat, faktet dhe dëshmitë e rrahjes së ndodhur më 25 mars 2014 në shkollën e mesme “Andrea Durrsaku” në Kamenicë ka dënuar me 18 muaj burg të akuzuarin Yll Eminin nga Gjilani, derisa me nga gjashtë muaj burg me kusht ka dënuar Valdrin Gudën nga Gjilani, Orhan Zuzakun nga Kamenica, Mërgim Aliji nga Gjilani dhe Lumbardh Fazliu nga Gjilani, raporton rajonipress.
Sipas aktakuzës që e ka ngritur prokurori Arben Kadriu i akuzuari kryesor Yll Emini i akuzuar për vrasje në tentativë më datën 25 mars 204 në oborrin e shkollës së mesme “Andrea Durrsaku” në Kamenicë, me dashje ka tentuar që t`i privojë nga jeta të pandehurit Orhan Zuzaku dhe Lumbardh Fazliun, ashtu që të njëjtit i ka goditur me mjet të mprehtë-brisk duke i shkaktuar të pandehurit Orhan Zuzaku lëndime të lehta trupore, plagë prerëse shpuese.
Edhe të pandehurit tjerë Valdrin Guda, Orhan Zuzaku, Mërgim Aliu e Lumbardh Fazliu janë akuzuar për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje”.
Avokati mbrojtës i Yll Eminit, Shemsedin Pira tha për rajonipress se klienti i tij ka shprehur keqardhje për rastin dhe se është penduar dhe ka dëshirë që personalisht tu kërkojë falje të dëmtuarve dhe familjes së tyre, sepse nuk ka qenë qëllimi i tij që të njëjtëve të ju shkaktoj plagë.
Edhe Valdrin Guda ka thënë se kanë qenë të provokuar nga grupi i nxënësve nga Kamenica. “Pa kurrfarë paralajmërimi Orhan Zuzaku më ka goditur me grushta dhe atëherë ka filluar rrahja mes nesh”. Edhe ky i akuzuar ka thënë se i vjen keq për rastin që ka ndodhur dhe se ka vepruar në vetëmbrojtje.
I akuzuari Orhan Zuzaku ka thënë se në ditën ritmike ka qenë para shkollës duke pirë cigare kur kanë ardhe pesë veta nga Gjilani të cilët non – stop e kanë shikuar duke e provokuar. “E ndiej vetën fajtor sepse e kam goditur i pari personin të cilin nuk e njoh si figurë, por nuk ia di as emrin”./rajonipress/


