FIDANISHTJA

Gjilani shënon Ditën ndërkombëtare kundër dhunës në familje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilani ka shënuar sot Ditën ndërkombëtare kundër dhunës në familje me një sërë aktivitetesh me moton: “Dhuna është krim”.

Me këtë rast, zyrtarja për barazi gjinore Drita Klaiqi, ka thënë se Komuna ka përgatitur një projekt kundër dhunës në familje, ku gjatë 16 ditëve të ardhshme do të ketë takime nëpër në qytet e fshatra me qëllim të njoftimit se çka është dhuna, pasojat e dhunës, llojet e dhunës dhe institucionet se ku mund të drejtohen qytetarët për rastet e dhunës.

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me UNKT në Kosovë si organ i OKB-së është duke jetësuar Programin e Përbashkët kundër Dhunës në Familje të pesë agjencioneve ku bëjnë pjesë: UN Women, UNICEF, UNDP, UNFPA dhe OHCHR ku ka arritur rezultate të jashtëzakonshme duke e nxjerr këtë fenomen shoqëror nga kategoria e temave tabu.
Falë këtij bashkëpunimi, Gjilani sot ka Strategjinë Komunale kundër Dhunës në Familje 2013-2018 me Kostim, dhe planin veprues që përfshinë 4 fusha.

Uji Dea

Për më tepër Gjilani pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, ka Mekanizmin Koordinues kundër Dhunës në Familje, ku bëjnë pjesë 13 institucione siç janë: policia, prokuroria, gjykata, qendra për punë sociale, enti rajonal për punësim,etj si dhe tri OJQ duke përfshirë edhe strehimoren ‘’Liria’’.

Për 16 ditë me radhë duke filluar nga 25 nëntori e deri më 10 dhjetor në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, OKB e ka shpallur si Ditë ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave e cila njihet edhe si “16 Ditë të Aktivizimit”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.