Hidromorava

Përfundim brilant i Dritës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shënues: Kelmendi 28’, Berisha 30’, Murati 53’, Haliti 67’. Drita më në fund ka shkëlqyer, duke e mposhtur Drenicën me rezultat të thellë 4:0. Ka qenë ekipi vendas që ka dominuar fund e krye, duke treguar edhe efikasitet të lartë. Drita – Drenica 4:0 (2:0).

Që në minutën 28 Berisha ka shpërthyer nga a djathta dhe e shërbeu Gashin, kurse Kelmendi gjuajti nga 15 metra dhe shënoi gol të bukur.

Kur ka kaluar gjysmë ore lojë, Drita organizoi një kundërsulm të shpejtë dhe Ajdari e gjeti Berishën, i cili ia doli që për herë të dytë të shënojë për ekipin vendas.

Vendasit shumë bukur luajtën edhe në pjesën e dytë dhe në minutën 53, Murati është shërbyer nga e djathta dhe gjuajti me kokë, por topi është përplasur për shtylle dhe vetëm pasi ka ndërhyrë për herë të dytë ia ka dalë të shënojë.

Goli i katërt për vendas është arritur në minutën 67, kur pas harkimit nga këndi, në zonë më së larti është shkëputur Haliti, që me kokë ka qëlluar këndin e epërm të djathtë të portës mysafire.

Deri në fund duhet veçuar edhe një rast të mirë të Dritës, kur në minutën 70, dy herë radhazi Gashi e qëlloi tërthorësen. Me këtë fitore, Drita i iku fundit duke u plasuar në vendin e dhjetë, ku do të dimërojë.

Thanë pas ndeshjes:

FIDANISHTJA

Afrim Shahini (Drita): “Në fillim mendjen e kisha te tri pikë e më pas mendonim të shënonim sa më shumë. Objektiv prej se e mora ekipin e kishte stabilizimin në lojë. Lojtarët mendojnë lëvdata, Këto janë pikë të shpresës, Mendoj se me dy deri në tri përforcime mund t’ia dalim që të mbesim në elitë. Unë nëse kryesia e vlerëson jam i gatshëm të mbetem kryetrajner”.

Tahir Lushtaku (Drenica): “Lojë e dobët e jona. Merituam të humbim edhe më thellë”.

Drita – Drenica 4:0 (2:0)

Stadimumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 200. Gjyqtarë: Kosumi – Baliqi – Berisha, Tahiri. Shënues: Kelmendi 28’, Berisha 30’, Murati 53’, Haliti 67’. Kartoni i verdhë: Gruda, Sh. Lushtaku.

Drita: Huruglica, Baxhaku (Shaqiri), Haliti, Syla, Tusuni, Berisha, Kelmendi (Sejdiu), Limani, Gashi, Ajdari, Murati (Kastrati).

Drenica: Ymeri, Ibrahimi, Maxhuni, Cakaj, Gruda (Selimi), Syla, Prekopuca, Dajaku (Sh. Lushtaku)< Foniqi, K. Lushtaku, Dushi. /rajonipress/.