UBT

“Drita” suksesshëm përmbyll sezonin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Selver Xhelili kryetar i KF “Drita” tha për rajonipress se me sukses të shkëlqyeshëm KF “Drita” e ka përmbyllur sezonin vjeshtor. Drita gjendet aty ku edhe ka parashikuar gjatë fillimit të sezonit. “Drita” e arriti këtë rezultat në kohën kur të gjithë ishin larguare dhe e kishin braktisur duke e lënë në gjendjen më të palakmueshme thotë Xhelili.

Selver Xhelili për rajonipress tha se “Drita” shënonte çdo ditë rënie nga liga, dhe fatkeqësisht disa personave edhe ju konvenonte rënia nga Liga e “Dritës”, por me kërkesën e një grupi dashamirës të Dritës unë mora përgjegjësinë dhe erdha në krye të këtij klubi. “Nuk munda ta refuzojë kërkesën e sportdashësve dhe mora përgjegjësitë udhëheqëse ku me shumë mund e sakrifica arritëm ta vendosim “Dritën” në binar të sigurt. Askush nuk besonte se “Drita” do të mbijetonte këtë sezonë, por ja erdhëm aty ku edhe dëshiruam. Sfida ime dhe e kolegëve të tjerë të Klubit dha rezultatin e pritur”.

Mobi Casa

Xhelili tha se është për çdo lavdërat trajneri i klubit Afrim Shahini, kryesin e klubit, tifozët dhe të gjithë ata që na përkrahën me zemër e me përkushtim.

Xhelili tha se sezonin tjetër do të synojmë titullin dhe do të merremi edhe me zgjedhjet e reja brenda klubit me shpalljen e zgjedhjeve të reja dhe ndryshimin e strukturave udhëheqëse./rajonipress/