FIDANISHTJA

Ajeti këshillon vëllezërit: “Vishuni kuq e zi”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Arlind Ajeti ka përjetuar ndër momentet më të mira në karrierë gjatë ditëve të fundit. Ai u grumbullua për herë të parë me Kombëtaren shqiptare, kurse veçon tifozët të cilët ia morën zemrën. Ai luajti ndaj Francës e Italisë në pjesët e dyta. Ishi i Zvicrës zbulon për Arenën se do t’i këshillojë vëllezërit e tij të vishen kuq e zi

Krahas barazimit 1:1 me Francën në Rennes dhe tifozëve të shumtë shqiptarë në ndeshjen Itali – Shqipëri (1:0), një tjetër aset e fitoi Gianni de Biasi dhe Kombëtarja shqiptare. Arlind Ajeti me minutat e luajtura në të dy takimet, tregoi se ai lirisht mund të jetë pasardhësi i Lorik Canës, Mërgim Mavrajt, apo edhe të zëvendësojë Elseid Hysajn, në krahun e djathtë, siç veproi ndaj Italisë.

Uji Dea

21-vjeçari trupmadh, tregoi gjakftohtësi dhe maturi, pavarësisht se luante për herë të parë me Kombëtaren kuq e zi. Në intervistën për Arenën, ai tregon emocionet që i solli grumbullimi disa ditor dhe miqësoret e fundit. Ajeti zgjodhi Shqipërinë, duke lënë Zvicrën, me të cilën kishte kaluar nëpër të gjitha grupmoshat. Ai aktivizohet me Baselin.