UBT

Terziu: Asambleja po merret me çështje periferike, po injorohen problemet qytetare

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Shaban Terziu nga OJQ Lansdovne thotë për rajonipress se ndihet i befasuar që Komuna e Gjilanit shpallet si komuna e dytë për transparencë kur dihet se asambleja komunale fare nuk po merret me problemet qytetare. Asambleja po merret më shumë me retorikë të thatë dhe po anashkalon problemet jetike të qytetarëve thotë ai.

Shaban Terziu vazhdimisht përcjell dhe monitoron punën e Asamblesë Komunale, por është i pakënaqur me mënyrën dhe qasjen që ka asambleja ndaj temave jetike të qytetarëve.

Terziu thotë se asambleja komunale nuk po e luan rolin e saj pozitiv sepse më shumë po merren me debate të thata, me polemika të vazhdueshme në mes të pozitës dhe opozitës, derisa po anashkalojnë zhvillimet kryesore që lidhen me jetën e qytetarit të rëndomtë. “Politikanët po shtyhen mes vete dhe po harrojnë interesin qytetar. Unë jam befasuar kur dëgjova se Komuna e Gjilanit ka zënë vendin e dytë për transparencë ndërkohë që askush nga organet komunale apo zyrtarët komunal nuk merret me OJQ dhe shoqërinë civile” shprehet Terziu.

Eco Higjiena

Terziu shprehet se një pjesë të fajit e mbajnë edhe qytetarët të cilët fare pak marrin pjesë në debatet publike që organizohen nga komuna.

Sipas tij komitetet ende janë larg konceptit për çka edhe duhet të ekzistojnë sepse aty shumica e propozimeve kalojnë të motivuara nga partitë politike kurse fare pak kërkesa trajtohen që vijnë direkt nga qytetarët./rajonipress/

Mund të ju interesoj: