Eko Higjiena

Hitzfeld kritikon Guardiolan për Shaqirin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Ottmar Hitzfeld ka kritikuar ashpër Pep Guardiolan për yllin kosovar, Xherdan Shaqiri.Ish-përzgjedhësi i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, ka folur për mediat zvicerane rreth situatës së Xherdan Shaqirit te Bayern Munichut.

Zviceranit i duket i pakuptimtë fakti që Guardiola nuk po arrin ta inkorporojë në formacionin e tij Xherdanin, duke e ditur se ky i fundit është një lojtar tejet fleksibil.

Mobi Casa

“Xherdani taktikisht është shumë fleksibil dhe mund të luajë në të gjitha pozitat sulmuese”, u shpreh Hitzfeld, përcjell Blick.

“Stili i tij i lojës karakterizohet me një intelegjencë të lartë”, shtoi tutje zvicerani, që punoi për disa vjet me Shaqirin te Përfaqësuesja e Zvicrës.