Hidromorava

LDK dhe AAK nuk heqin dorë nga kryeministri

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Posti i kryeministrit të Kosovës mbetet çështja kryesore për ruajtjen e unitetit dhe marrëveshjes ndërmjet bllokut të partive të koalicionit pas-zgjedhor.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ndonëse e ka shtyrë vendimin përfundimtar për të mërkurën, ka përsëritur të martën qëndrimin se posti i kryeministrit do të duhej t’i takonte kësaj partie politike.

Përderisa të njëjtin pretendim ka shprehur edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas një mbledhjeje që zgjati rreth dy orë, kryesia e LDK-së ka dalë me pozicionin se qeveria e ardhshme do të duhej të drejtohej nga kjo parti politike.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që posti i kryetarit të Kuvendit i takon PDK-së, marrëveshja e 10 qershorit ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe partisë Nisma ka ndryshuar dhe se tani po punohet që posti i kryeministrit t’i ndahet LDK-së.

“Posti i kryeministrit, po bisedohet intensivisht që t’i takon LDK-së. Me marrëveshjen e 10 qershorit ne jemi marrë vesh që ky posti t’i takojë Ramush Haradinajt, por marrëveshja nuk është implementuar si e tillë. Kemi thënë në fillim dhe e kemi konfirmuar se marrëveshja ose zbatohet në tërësi ose e duhet të jetë pazbatueshme”, ka deklaruar Haziri.

Qëndrimin përfundimtar rreth plasaritjeve që ka shkaktuar posti i kryeministrit, sidomos në raportet mes LDK-së dhe AAK-së, sipas Lutfi Hazirit do të merret nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së të mërkurën.

Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte paralajmëruar LDK-në se nëse ka devijime nga marrëveshja e 10 qershorit, sipas të cilës posti i kryeministrit i ndahej liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, atëherë përgjegjësinë për prishjen e marrëveshjes do ta merrte LDK-ja.

FIDANISHTJA

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se kjo parti politike i mbetet besnike marrëveshjes së parë, sipas të cilës kryeministri i ndahej AAK-së.

“Marrëveshja e 10 qershorit nuk mund të jetë peng i veprimeve të njëanshme të cilitdo subjekt që është pjesë e koalicionit. Për më shumë, në atë rast, përgjegjësia e tërë, për dështimin eventual të Marrëveshjes së 10 qershorit, bie mbi atë subjekt politik dhe mbi udhëheqësinë e tij”, ka thënë Isufi.

Partitë e koalicionit pas-zgjedhor, ku bëjnë pjesë Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma dhe Vetëvendosje po paralajmërojnë që vendimi final rreth çështjes së kryeministrit, që mbetet edhe esencial për vazhdimin e koalicionit, do të merret të mërkurën.

Përderisa po vazhdojnë diskutimet e brendshme, përfaqësuesit e partive të këtij koalicioni kanë deklaruar se nuk do të hyjnë në negociata me Partine Demokratike të Kosovës.

Negociatat me PDK-në për koalicion të ri, parashihet se eventualisht mund të ndodhin nëse blloku i këtyre katër partive politike shpërndahet përfundimisht.

Negociatat për koalicionin e ardhshëm qeverisës po zhvillohen në ditët kur po pritet të thirret edhe vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të këtij institucioni.

Procedura e zgjedhjes së kryetarit po zgjat që nga 17 korriku, prej kur Kosova është futur në një krizë politike, e cila sipas analizave të ndryshme, po rrezikon të shndërrohet në një krizë financiare e buxhetore.(rel)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.