Uji Dea

Kjo është zonja e parë e Shqipërisë, Odeta Nishani

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Të gjithë e njohim presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani mirëpo pak kemi njohuri për zonjën e parë Odeta Nishani. Edhe më pak persona e din që Odeta është vajza e një burri nga Kosova. Ali Kosova vjen nga një familje tregtarësh nga Kosova të vendosur në durrës në vitin 1905.

Biografia e Zonjës së Parë:

Zonja e Parë e Shqipërisë, Odeta Nishani është nëna e dy fëmijëve Fiona dhe Ersi si edhe vajza e Shegushe dhe Ali Kosovës. Babai i saj vjen nga një familje tregtarësh nga Kosova, të vendosur në qytetin e Durrësit në vitin 1905, ndërsa nëna vjen nga familja Karaosmani, gjyshi i së cilës ishte një nga firmëtarët e Aktit të Pavarësisë si dhe Ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Ismail Qemalit.

Elbasani është vendi në të cilin Znj. Nishani u rrit dhe kreu arsimin e mesëm të përgjithshëm në shkollën “Dhaskal Todri”.

Mobi Casa

Më pas Zonja e Parë, Odeta Nishani u diplomua në Universitetin Politeknik të Tiranës si “Inxhiniere për Ndërtime Civile dhe Industriale” në vitin 1993. U martua me zotin Bujar Nishani në vitin 1994.

Znj. Nishani e nisi karrierën e saj profesionale në Akademinë Ushtarake si Drejtuese Investimesh duke vijuar më tej në Institutin e Studimeve dhe Projektimeve, si Inxhiniere Ndërtimi dhe Konstruktore për një periudhë 10-vjeçare.

Profesionalisht statusi i Zonjës së Parë e gjen Znj. Nishani në fushën e Zhvillimit të Turizmit, në detyrën Drejtore e Studimit të Tregut dhe Statistikave të Turizmit, në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Në këtë fushë Zonja e Parë e vendit mban titullin “Master në Menaxhim Turizmi”, fushë në të cilën kontribuon gjatë këtyre 7 viteve. Karriera akademike e Znj. Odeta Nishani është shoqëruar gjithashtu nga një sërë trainimesh në fushën e saj profesionale, të kryera nga Institucione/Organizma ndërkombëtarë kryesisht jashtë vendit si në SHBA, Europë dhe Azi./Zeri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.