Eko Higjiena

Pritet trysnia e fortë e ndërkombëtarëve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një trysni e butë ndërkombëtare bëri që spektri politik në Kosovë të bëjë një lëvizje të vogël kah tejkalimi i pikës së parë të krizës, që ka të bëjë me konstituimin e Kuvendit. Përveç Partisë Demokratike të Kosovës, pjesa tjetër e spektrit politik tashmë ka gatishmëri të shprehur që seanca të thirret dhe me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të konstituohet Kuvendi.

Por, mbetet të shihet se a do të mjafton një trysni e tillë e butë edhe në rastin e formimit të Qeverisë. Pas gjashtë muajve të ndarjes së dy blloqe, tashmë po krijohet një ambient ku askush më nuk mund të përjashtohet si partner në qeverinë e re. PDK po del nga izolimi, kurse blloku VLAN po përçahet. Analisti i Institutit për Politika Zhvillimore – KIPRED, Albert Krasniqi, ka vlerësuar se ndërhyrja e fundit ndërkombëtare ishte një trysni e llojit të butë nga ajo që jemi mësuar ta shohim në Kosovë.

FIDANISHTJA

Ndërhyrjet që përshpejtuan procesin ai i sheh tek deklaratat e ambasadores amerikane, Tracey Ann Jacobson, ambasadorit britanik Ian Cliff, pastaj vizitave të zyrtarëve gjermanë apo edhe raporti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon. “Kemi pasur një ndërhyrje të butë ndërkombëtare, jo aso çfarë jemi mësuar t’i shohim kur ambasadorët kanë ardhur edhe me emra konkretë se kush në cilat pozita do të ulen”, ka thënë Krasniqi…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.