Ambasadat shpenzojnë 18 milionë euro
Ambasadat e Kosovës përveç për skandalet që i “ndjekin”, njihen edhe për shpenzimet enorme që bëjnë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës (MPJ) nuk e ka një normë të pagesave sipas standardit të jetesës ku ambasadorët shërbejnë. Është një kuotë thuajse e ngjashme përmes të cilës paguhen të gjithë ambasadorët, kudo që ata janë në shërbim.
Bazuar në deklarimin e pasurisë që kanë bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit ambasadorët kosovarë, shihet se pagesat janë thuajse të njëjta, sa për ambasadorin e Kosovës në Amerikë, aq edhe për ata në Shqipëri dhe Maqedoni./zeri/


