UBT

Hasan Preteni: Së paku për dy Ministri kemi fakte se ka korrupsion

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Prokuroritë duhet të jenë më transparente duke publikuar aktakuzat dhe emrat e të akuzuarve. Sivjet ka më shumë raste të lajmërimit të korrupsionit se sa viteve tjera. Së paku, në dy ministri kemi fakte se disa zyrtarë janë të përfshirë në afera korruptive. Drejtori i Agjencisë Antikorrupsion, Hasan Preteni, flet për Express.

Express: Cila është strategjia afatgjate e AKK’së sa i përket luftës kundër korrupsionit?

H. Preteni: Strategjia dhe plani i veprimit janë dokumente publike 2013-2017 fuqizimi i ligjit është baza kryesore,misioni është i qarte dhe i pamohueshëm, duhet që edhe më tutje të fuqizohemi profesionalisht, të jemi më të “zhurmshëm” duke i adresuar problemet tek institucionet tjera, gjyqësorin në rend të parë.

Express: Agjencia Antikorrupsion vazhdimisht është ankuar se lëndët e saj nuk trajtohen me prioritet nga Prokuroritë dhe Gjykatat. A ka ndryshuar kjo praktikë?

H. Preteni: Raportet me prokuroritë kanë shënuar progres. Rastet e Agjencisë janë duke u trajtuar dhe ne po informohemi për fatin e tyre, mbeten qe ato te jene ma transparente dhe të i publikojnë aktakuzat dhe emrat e personave te akuzuar.

Express: Sa raste është duke i hetuar Agjencia Antikorrupsion të nivelit të lartë?

FIDANISHTJA

H. Preteni:Rastet që i kemi trajtuar apo që jemi duke i trajtuar janë më të larta se vitin e kaluar. Deri më tani i kemi ushtruar më shumë se 100 Kallëzime Penale, edhe në fushën e parandalimit kemi raste më shume se një vit përpara.

Express: A ka ndonjë raste për shembull të ndonjë Ministri të Qeverisë që është duke u hetuar në bazë të informatave që i keni dërguare ju në Prokurori?

H. Preteni:Rastet janë të niveleve të ndryshme. Ka edhe se paku dy ministri kundër zyrtarëve të të cilëve kanë përfshirë në veprime korruptive.

Express: Cili është rekomandimi juaj për institucionet tjera, përfshirë Qeverinë, Prokuroritë dhe Gjykatat për të luftuar korrupsionin?

H. Preteni: Rekomandimet më të fuqishme janë për gjyqësorin, më shumë llogaridhënie , më shumë transparencë dhe më pak vende pune për gjyqtarë dhe prokurorë. Duhet që fusha e prokurimit të rregullohet më mirë dhe organet përgjegjëse për këtë fushë të mos jenë të politizuar, sigurimi i pavarësisë së tyre duhet të sigurohet. Shërbyesit civil duhet të jenë më1 aktiv. Atë që e flasim privatisht duhet ta themi edhe para zyrtarëve të gjyqësorit dhe mekanizmave që kanë për mision luftën kundër korrupsionit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.