UBT

Nisin përpjekjet për koalicionin gjithëpërfshirës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Ka filluar të marrë jetë skenari i paralajmëruar më herët nga gazeta Tribuna, për krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse. Pjesë e këtij skenari do të jenë PDK-LDK dhe lista Srpska. Por mundësi që të jetë pjesë e qeverisë gjithëpërfshirëse do t’i ofrohet edhe AAK-së së Ramush Haradinajt. Burime të gazetës bëjnë të ditur se sipas këtij skenari, kryeministri i ardhshëm nuk do të jetë asnjëri nga liderët e këtyre partive. “Kryeministri është vendosur që të jetë konsensual”, ka thënë ky burim ndërkombëtar në kushte anonimiteti.

Sipas tij, qeveria e ardhshme do të jetë me mandat jo të plotë. Me këtë skenar janë njoftuar edhe liderët e PDK-së dhe LDK-së të cilët kanë pasur një ditë të gjatë takimesh e konsultash.

Fundamenti

Fillimisht Thaçi është takuar me ambasadoren amerikane Tracey Ann Jacobson, pas saj, lideri i PDK-së ka zhvilluar një takim me presidenten Atifete Jahjaga. Kjo e fundit pas takimit me Thaçin ka takuar edhe liderin e LDK-së, Isa Mustafa./tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.